A do të luajë Irani në Kupën e Botës 2026?

2 Mars 2026 | 21:22

Pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës 2026 është vënë në pikëpyetje pas zhvillimeve të fundit gjeopolitike dhe përshkallëzimit të konfliktit me Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

Irani është kualifikuar për turneun dhe është shortuar në Grupin G, së bashku me Belgjikën, Egjiptin dhe Zelandën e Re. Megjithatë, raportime të ndryshme sugjeruan se ekipi mund të tërhiqet nga turneu pas sulmeve ushtarake dhe tensioneve në rajon.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Iranit, Mehdi Taj, deklaroi se pjesëmarrja e vendit ishte “e pamundur”, duke shtuar më tej pasigurinë mbi fatin e skuadrës.

Por në një intervistë për median spanjolle AS, ambasadori iranian në Spanjë, Reza Zabib, theksoi:
“Irani do të shkojë në Kupën e Botës, ne kemi të drejtë të jemi atje. Ne nuk kemi asnjë problem me Kupën e Botës në SHBA, ne do të shkojmë”.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i FIFA, Mattias Grafstrom, bëri të ditur se institucioni do të monitorojë nga afër situatën në zhvillim përpara se të marrë një qëndrim përfundimtar.

Situata mbetet dinamike, ndërsa pjesëmarrja e Iranit në Botërorin e vitit 2026 varet nga zhvillimet politike dhe vendimet e institucioneve ndërkombëtare të futbollit.

Kupa e Botës FIFA 2026 do të jetë edicioni i 23-të i Kampionatit Botëror të Futbollit për meshkuj, organizuar nga FIFA. Turneu do të zhvillohet për herë të parë në tre vende: Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

11 të vdekur nga përmbytjet masive në Pakistan

Njëmbëdhjetë persona humbën jetën gjatë natës në distriktin Kohat në Pakistanin veriperëndimor, pasi çatia e një shtëpie u shemb për shkak të shirave të rrëmbyeshëm,...
13:03 | 14/07/2026

SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka konfirmuar se administrata amerikane po heton pretendimet se Irani mund të ketë vendosur dronë në Kubë. Duke...
11:01 | 14/07/2026

Numri i viktimave nga zjarri në Bangkok rritet në 30

Numri i të vdekurve nga zjarri në një pub të mbushur me njerëz në kryeqytetin tajlandez Bangkok u rrit në 30 të martën, sipas zyrtarëve...
10:24 | 14/07/2026