A do të tërhiqet qeveria për aeroportin e Vlorës? Kryeministri Rama përgjigjet prerë
Gazetarja Ilva Tare pyeti kryeministrin Rama nëse qeveria e tij po shikon mundësinë për të ndryshuar vendin ku do të ndërtohet aeroporti i Vlorës për shkak të shqetësimeve që kanë ngritur mbrojtësit e mjedisit, por përgjigjja e tij ishte e prerë.
“Nuk ka hapësirë për negociata dhe do të nisë puna menjëherë. Ka disa që janë kundër por ka edhe disa që janë pro. Zhvillimi i këtij vendi nuk do të ndalet. Aeroporti i Vlorës do të bëhet dhe do të ndërtohet në gjurmët e aeroportit që ka qene aty edhe në kohë kur nuk kishte zhvillim dhe nuk do të cenojë asgjë nga mjedisi”, tha kreu i qeverisë.
Z. Rama deklaroi se qeveria e drejtuar prej tij ka treguar se i dëgjon zërat kritikë dhe ka pasur edhe tërheqje kur ato kanë qenë të drejta, por për rastin e aeroportit të Vlorës tha se nuk do të ketë dëmtim të mjedisit.
“Do të jetë një pikë e re referimi dhe me planet që kemi shumë miqësore për mjedisin, ajo zonë do të bëhet një nga më të bukura në Shqipëri. Në përulje të plotë të natyrës. Njerëzit që do të jenë kundër do t’i dëgjojmë, por jemi këtu për të udhëhequr”, tha ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 11:28 Ekipet e shpëtimit nga fqinjët e Amerikës Latine dhe Zvicra mbërrijnë në Venezuelë
- 11:23 Policia franceze kërkon anulimin e “Marshit të krenarisë” në Paris, shkak temperaturat e larta
- 11:20 Ethet e kualifikimit në Botëror, këto janë përballjet e sotme
- 11:11 Bisedimet për marrëveshjen, udhëheqësi i Hezbollahut: Tërheqja pa kushte nga Libani është zgjedhja e vetme e Izraelit
- 11:11 Katia Itzel Garcia, gruaja e parë meksikane që arbitroi një ndeshje të Kupës së Botës
- 11:00 Sulmi ndaj anijes pranë brigjeve të Omanit, OKB pezullon operacionin e shoqërimit në Hormuz