A duhet që Shqipëria të shkojë në zgjedhje çdo dy vjet? Manjani dhe Nurellari mbështesin idenë

1 Shkurt 2021 | 20:30

Analisti Adri Nurellari dhe ish-ministri Ylli Manjani bien dakord që një nga problemet më të mëdha në Shqipëri është fakti se zgjedhjet nuk shihen si “festë e demokracisë”.

Për Adri Nurellarin në zgjedhjet shqiptare mungojnë alternativat dhe kjo çon në votë për të larguar nga pushteti. Një tjetër problem që ai evidentoi ishte mungesa e pjesëmarrjes së të rinjve.

“Është një tendencë ndërkombëtare që të rinj nuk përfshihen në  politikë. Shpërfillin demokracinë konvencionale dhe e shohin vetën në forma më të reja të pjesëmarrjes  politike. Protesta, deklarata në rrjetet sociale aktivitete të tjera, peticione online”, tha ai.

Sipas Nurellarit në Shqipëri duhet të përdoren platforma që shkojnë tek të rinjtë duke shtuar se ky trend është i vonuar pasi ne kemi popullsinë më të re.

“Tendencat sot janë ato që duhen demokracia digjitale. Ka parti specifike që kanë qenë avangard, më klasikia mbahet Partia e 5 Yjeve që ia dolën të mobilizojnë një segment elektorati që deri tani kishte refuzuar të bëhej pjesë e proceseve elektorale”, shton ai.

Kurse ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet se, në 30 vite tranzicion Shqipëria ka mbajtur zgjedhje të parakohshme vetëm dy herë.

 “Shqipëria ka shkuar vetëm dy herë në zgjedhje të parakohshme në vitin 1992 dhe 1997, kurse Kosova brenda vitit ka shkuar dy herë në zgjedhje. Në Shqipëri populli nuk vendos dhe ky është hall shumë i madh. Zgjedhjet janë pronë e njerëzve dhe duhet të shkojmë më shpesh në zgjedhje. Ne kemi nevojë për sistem proporcional të thjesht dhe vendi të shkojë në zgjedhje njëherë në dy vite”, deklaroi Manjani.

Të njëjtën ide mbështeti dhe Nurellari duke theksuar se kjo do t’i jepte frymëmarrje demokracisë.

“ Një nga propozimet për vende me regjim hibrid rekomandohet për mandate më të shkurta. Pelenat dhe politikanët duhen ndryshuar shpesh për të njëjtën arsye”, tha Nurellari.

Ndiqni të plotë diskutimin:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021