“A e fal Zoti vrasjen?”- Dënohet përjetë burri që coptoi në 200 pjesë bashkëshorten

8 Prill 2024 | 16:03

Nicholas Metson, një shtetas anglez i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes dhe ndarjen e trupi të saj në më shumë se 200 pjesë është dënuar me burgim të përetshëm.

28-vjeçari goditi me thikë bashkëshorten e tij të paktën katër herë përpara se të copëtonte dhe ruante pjesët e trupit të saj për një javë në raftin e kuzhinës të banesës së tyre në Lincoln.

Pas krimit ai i raportoi policisë se 26 vjeçarja ishte larguar nga shtëpia me ekipin e ndihmës së shëndetit mendor të asaj zone, por oficerët vunë re një aromë të rëndë në banesë dhe gjetën çarçafë me njolla gjaku, si dhe një sharrë të mbështjellë me peshqir.

Nga hetimet doli se pas një ekzaminimi të telefonit të Metson, ai kishte bërë kërkime në Google fraza si: “Si të shpëtoj një trup të vdekur”, “Çfarë përfitimesh mund të marr nëse gruaja ime vdes” dhe “A e fal Zoti vrasjen”.

Bashkëpunëtor në këtë ngjarje ishte edhe një mik i tij, Joshua Hancock, 28 vjeç, i cili u pagua me 50 £ për ta ndihmuar të hidhte mbetjet e trupit te saj në një lumë afër zonës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ulje taksash dhe rishikim pensionesh”, kancelari i Gjermanisë prezanton paketën e reformave

Koalicioni i përbërë nga CDU, CSU dhe SPD ka rënë dakord për 34 masa, të cilat përfshijnë ulje të taksës mbi të ardhurat për shtresat...
17:41 | 02/07/2026

Qeveria franceze do të përballet me votë mosbesimi, shkak mënyra sesi përballoi valën e të nxehtit

Ligjvënësit francezë të Partisë së Gjelbër paraqitën të enjten një mocion mosbesimi kundër qeverisë për shkak të mënyrës se si ajo përballoi një valë të...
17:31 | 02/07/2026

Aeroportet evropiane në alarm, sistemi EES sjell vonesa dhe radhë të gjata

Sistemi EES, një mekanizëm për regjistrimin e shtetasve të huaj që hyjnë dhe dalin nga zona Schengen, rrezikon të shkaktojë kaos në aeroportet evropiane gjatë...
17:26 | 02/07/2026