Bojaxhiu: Nuk mund të ketë kurrë demokraci Shqipëria, nëse partitë kryesore nuk kanë demokraci të brendshme
Shkalla e demokracisë brenda Partisë Demokratike ka sjellë debate në studion e ‘Ilva Now’.
Aktivisti Gjergj Bojaxhi tha se nuk mund të ketë demokraci Shqipëria nëse dy partitë e mëdha nuk kanë demokraci të brendshme.
“E vetmja mënyrë që të dalësh nga korniza e këtij kryeministri është të sjellësh një model ndryshe nga ai. Keni 8 vjet që ju mund i njëjti person një person. Vetëm një model i ri përmes reformimit dhe demokracisë reale mund ta shpëtojnë PD. Por PD e bën modelin me gjasme”, tha z. Bojaxhi.
Sipas Afrim Krasniqit, ajo që e ndëshkoi PD në zgjedhjet e 25 prillit ishte vetëbesimi i tepruar se 8 vitet në pushtet do të sillnin fundin e kryeministrit. Sipas tij, gabimi tek PD është i dyfishtë, pasi ka pasur mundësitë për t’u reformuar, por nuk diti të shfrytëzojë siç duhet pakënaqësinë e madhe në masë të popullit dhe lodhjen nga pushteti. Mungesa e transparencës brenda PD sipas z. Krasniqi, është më se e dukshëm edhe po të krahasohet me PS.
“PS bën mbledhje një herë në 3 muaj edhe pse e bën për show, në PD nuk bëhet asnjë mbledhje. PD e nisi fushatën me vonesë, duke mos e dëgjuar zërin e njerëzve që ishin të pakënaqur nga pushteti 8-vjeçar.
Për nënkryetarin e PD, Edmond Spaho, ajo që duhet t’i shqetësojë njerëzit është fati i demokracisë në vend dhe jo demokracia brenda PD. Në moralin e politikës, për z. Spaho nëse zgjedhjet janë të rregullta mund të ndiqet standardi i dorëheqjes, gjë që sipas tij nuk vlen në këtë rast dhe nuk bëhet fjalë për mungesë të demokracisë së brendshme.
Sipas tij, lufta e PD për të siguruar standardin e zgjedhjeve është e hershme dhe nis që nga lënia e mandateve e deri tek mos njohja e zgjedhjeve të 2017.
Ai paralajmëroi se PD do t’i çojë zgjedhjet në Strasburg, nëse nuk e gjen të drejtën këtu.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 19:20 Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik
- 19:14 Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë
- 19:08 Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore
- 18:53 SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse
- 18:50 Hyrjet e turistëve u rritën me 15.9% në maj, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj
- 18:48 Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë