A ka frikë për shpërthimin e vullkanit në Santorini, çfarë thonë ekspertët
Një situatë alarmante raportohet nga ishulli grek i Santorinit, ku më shumë se 200 lëkundje sizmike janë regjistruar gjatë 3 ditëve të fundit.
Tërmeti më i fuqishëm ka pasur një magnitudë prej 4.6 ballë shkallës së Rihterit, me epiqendër pranë ishullit të pabanuar Anidros, pranë Santorinit.
Mediat raportojnë se shumë turiste po kërkojnë të largohen nga ishulli.
Një mbledhje urgjente u zhvillua mbrëmjen e të dielës nën drejtimin e Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis për të vlerësuar situatën. Forcat e Emergjencës janë dërguar në zonë me ekipe shpëtimi dhe pajisje dron.
Shkollat janë mbyllur dhe Forcat e Armatosura janë në gatishmëri për të ndihmuar në rast emergjence. Autoritetet detare kanë udhëzuar pronarët e mjeteve lundruese të jenë në gatishmëri për evakuim të mundshëm.
Frika ishte se ndoshta një tërmet i fuqishëm do të aktivizonte vullkanin e fjetur në ishull, por një gjë e tillë është përjashtuar këtë herë nga ekspertët.
Megjithatë rreziku i një tërmeti deri në 6 shkallë të Rihterit nuk përjashtohet.
Santorini është një ishull i krijuar pas një shpërthimi vullkanik 3500 vjet më parë dhe ndodhet në një zonë sizmike me intensitet të lartë.
Tërmeti i fundit që goditi ishullin ka qenë 7.5 ballë dhe ndodhi pothuajse 70 vjet më parë. Tërmeti shkaktoi 100 viktima, shkatërroi plotësisht 35% të banesave dhe u pasua nga një cunami. Ekspertët thonë se nuk ka frikë për një tërmet të tillë pasi do t’i duhen rreth 1 mijë vjet për t’u përsëritur.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar