A ka një mur për mua? Pallatet e Tiranës mbulohen me murale nga artistët botërorë

3 Tetor 2022 | 16:27

Pallatet e vjetra të Tiranës, po lakmohen nga artistët më të mirë botërorë të muraleve.

Helidon Haliti, kurator i “Mural Fest Tirana” për të dytin vit radhazi thotë se fillimisht është dashur të paguajnë shuma të majme për artistët që pikturonin një faqe muri, ndërsa me kohën, ata kanë shfaqur vetë interes.

“Ka marrë goxha emër pozitiv dhe është shumë më e lehtë tani që të hysh të negociosh dhe me emrat më të mëdhenj të botës që para 3-4 vjetësh nuk përgjigjeshin fare. Ata do të kërkojnë të vijnë këtu dhe do paguajnë dhe para madje sepse nuk është e lehtë që të gjesh një mur të gatshëm në qendër të Tiranës, të pikturosh dhe të kërkosh dhe para”.

Piktori Helidon Haliti tregoi gjithashtu se ka intervistuar gati 100 artistë dhe nga 10 grupime janë në total 20 artistë që janë marrë me “rinimin” e Tiranës. Muret ku ata kanë pikturuar kanë qenë në të njëjtën madhësi, e vetmja mundësi konkurrimi ka qenë pozicioni.

“Një minimalist si Kartel nga Gjermania, kontemporan do të rrijë në një kryqëzim ku vizibiliteti të jetë maksimal por kohëzgjatja e shijimit të veprës do të jetë 5-10 sekonda, e kam fjalën në një kryqëzim ku kalojnë dhe makina sepse nuk duhet të ta marri mendjen vepra, pastaj kemi një vepër ngjitur e Fabian Bane nga Zvicra dhe ai është liberalist ndaj vepra e tij duhet të jetë përballë një zonë ku mund të kthehesh në një restorant apo kafene dhe ata që ulen aty ta shijojnë gjatë”.

Për skeptikët e këtyre veprave arti, piktori e ka një përgjigje.

“Dikush nëse thotë që unë nuk kam nevojë për këtë mur, por kam nevojë të ma suvatosh nuk ka të bëjë me ne sepse fondet e artit janë të ndryshme. Kemi një rast siç është festivali i parë që unë kam bërë në Dimal ku njerëzit kanë pasur reagime tejet ekstreme. Pasi muralja doli ndër më të mirat në botë të atij viti të gjithë pallatet janë suvatuar nga Fondi Shqiptar për Zhvillim, pra ndjeshmëria e artistëve kapi vend”

Kuratori i “Mural Fest Tirana” tha se lista e artistëve që do të marrin pjesë në muralet e vitit të ardhshëm është mbyllur por nuk zbuloi surprizat.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026