A kërcënohet Shqipëria nga Irani? Përgjigjet në Euronews ambasadorja e Izraelit
E ftuar këtë të martë në Euronews Albania, në emisionin Now me gazetarin Thimi Samarxhiu, ishte ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, e cila u shpreh se vendi ynë nuk është i kërcënuar nga Irani.
Sipas saj, Irani përbën një kërcënim për gjithë botën, por siç theksoi edhe vetë ajo, një kërcënim konkret për Shqipërinë nuk ka dhe, nëse do të kishte një kërcënim të tillë, ambasada e Izraelit do të njoftonte autoritetet shqiptare.
“Sa i përket kërcënimit për Shqipërinë, nuk jam në dijeni të ndonjë kërcënimi konkret ndaj Shqipërisë. Nuk mund të them se Shqipëria është në fokus, por për këtë mund të pyesni Mottaba Kameney. Ndoshta Britania ka kërcënim konkret për sulme me raketa, por nuk dihet gjë për format e tjera, pasi ky regjim ka organizuar celula terroriste në Evropë. Siç e thashë, përbën kërcënim për të gjithë Evropën dhe gjithë botën, por për një kërcënim konkret për Shqipërinë nuk di të ketë. Shqipëria është aleat i ngushtë i Izraelit, ne kemi bashkëpunim të ngushtë dhe, nëse do të ketë ndonjë kërcënim, sigurisht ne do t’i informojmë autoritetet shqiptare.
Por më lejoni të shtoj diçka, që nga fillimi i kësaj lufte, por edhe më parë, si ambasadore, kemi pasur një bashkëpunim të mrekullueshëm me Policinë Shqiptare dhe Ministrinë e Brendshme. Ky bashkëpunim është në çdo nivel dhe mendoj se është rasti t’ju falenderoj për sigurinë time dhe stafin tim.
Diplomatët izraelitë janë gjithmonë me rrezik. Sa i përket rrezikut në Shqipëri, për fat të mirë nuk ka pasur ndonjë incident, dhe kjo falë bashkëpunimit mes forcave tuaja të sigurisë. Ne besojmë që kurrë të mos ndodhë diçka, por rreziku ekziston. Pak ditë më parë ishte përvjetori i bombardimit të Buenos Aires, që u krye nga një fraksion i Hezbollahit, i mbështetur nga shteti iranian, por ka pasur edhe raste të tjera që janë parandaluar falë bashkëpunimit me autoritetet vendase. Por këto janë gjërat që njerëzit e thjeshtë nuk i shohin.
Në një vend miqësor, siç është Shqipëria, une nuk shoh kërcënime, por duhet të tregohemi të kujdesshëm, pasi armiqtë janë kudo. Prandaj, të shpresojmë që situata në Shqipëri të mbetet e sigurt, por duhet të jemi vigjilentë”, u shpreh Ambasadorja.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta