A mund të shkaktojnë dridhje trupi vaksinat anti-covid?

25 Janar 2023 | 07:56

Ekspertët sot hedhin dyshime mbi vërtetësinë e një sërë videosh që pretendojnë se pacientët pësojnë dridhje trupi pasi bëjnë vaksinën AntiCovid. Në një nga videot më tronditëse është një paciente e moshuar që përpiqet të ecë nga banja në shtratin e saj të spitalit, ndërsa përjeton dridhje.

Videoja u shpërnda më shumë se 26,000 herë dhe u pa nga 11 milionë njerëz në Twitter. Video të tjera tregojnë pacientët duke pësuar konvulsione teksa përpiqen të lëvizin. Por ekspertët e shëndetit thanë për DailyMail se edhe pse nuk mund të vërtetojnë se të gjitha videot janë false, lëkundjet nuk ishin karakteristike për krizat që pacientët pretendonin se po vuanin. Është sugjeruar se lëkundjet mund të jenë një efekt i frikës për marrjen e vaksinës.

Ata shtuan se videot ishin një kujtesë e valës ‘të rrezikshme’ të ndjenjës kundër vaksinës në SHBA, e cila është një nga shkaqet për një rënie të vaksinave jetike të fëmijërisë.

Dr Scott Roberts, një drejtor i asociuar mjekësor në Shkollën e Mjekësisë YaleKonektikat, paralajmëroi se videot ishin ‘mashtruese’ dhe ‘mund të ishin të rrezikshme’ nëse ndikohen njerëzit që të mos e bëjnë një vaksinë për këtë arsye. Ai vuri në dukje se shpesh kishte ‘mospërputhje’ midis asaj që thuhej në një postim në Twitter dhe asaj që shfaqte video në fjalë.

Në një, postimi në Twitter thotë se gruaja është e paralizuar, por në video, këmbët e saj dridhen qartë dhe ka pika të shumta kur ajo shtrëngon duart.

Ai gjithashtu tha se pacientët nuk po përjetonin konvulsione sepse ata ishin të ndërgjegjshëm, gjë që nuk është rasti me krizat në të gjithë trupin.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026