A mund të vetëpropozohet për president? Përgjigjet Lumir Abdixhiku i LDK-së

11 Prill 2026 | 18:40

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë, Lumir Abdixhiku, i cilësoi si “spekulime” raportimet se ai mund të jetë kandidat për president të vendit, duke theksuar se “s’ka gjasa që të vetëpropozohem” për këtë post.

Gjatë një prononcimi për gazetarë më 11 prill, Abdixhiku, partia e të cilit ka 15 vende në Kuvendin prej 120 anëtarësh, tha se me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit të 6 prillit, nuk ka folur për mundësinë që ai të bëhet presidenti i shtatë i Kosovës.

“Nuk kemi folur për emra, aq më pak për emrin tim. Pra, kemi folur për dy propozimet aktuale që janë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe dje në mëngjes i kam kthyer përgjigje që LDK-ja nuk mund të mbështet një skenar në të cilin të tri pozicionet shtetërore i takojnë një partie politike”, tha Abdixhiku.

Më 5 mars, LVV-ja paraqiti dy propozime për president: kryediplomatin Glauk Konjufca, dhe deputeten Fatmire Mullhaxha-Kollçaku.

Kreu i LDK-së tha se Kosovës i duhet një president që është unifikues, që është i mirë në politikën e jashtme, ia hap dyert Kosovës në tryezat ndërkombëtare, duke shtuar se “besoj që Vjosa Osmani ka qenë një kandidate e shkëlqyeshme”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes

Gjykata Supreme e Kosovës ia ka ulur të enjten dënimin me burgim të përjetshëm në një dënim me 30 vjet burgim Edmond Lajqit për vrasjen...
20:54 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në

Eurodeputeti çek, Tomas Zdechovsky ka reaguar së fundmi lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Në reagimin e tij, Zdechovsky e cilësuar deklaratën e...
16:56 | 16/07/2026

“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se kanë depozituar një kallëzim penal ndaj ministres...
15:34 | 16/07/2026