“A synon Rusia pushtimin e gjithë Ukrainës”- Trump tregon pyetjen që i bëri Putinit

17 Shkurt 2025 | 10:05

Sekretari amerikan i Shtetit mbërriti këtë mëngjes në Arabinë Saudite për bisedime me zyrtarët rusë mbi luftën në Ukrainë, ndërkohë që presidenti amerikan Donald Trump ka sinjalizuar mundësinë e një takimi të afërt me presidentin rus, Vladimir Putin.

Gjatë një deklarate për gazetarët të dielën, Trump tha se mund të takohet me Putinin në Arabinë Saudite “shumë shpejt”. Ai shprehu bindjen se lideri rus dëshiron t’i japë fund luftës:

“Unë mendoj se Putini dëshiron të ndalojë së luftuari,” tha Trump, duke shtuar se edhe pala ukrainase ka të njëjtin qëllim. “Të dy duan t’i japin fund sa më shpejt luftës. Zelensky gjithashtu dëshiron t’i japë fund.”

I pyetur nga gazetarët nëse beson se Putini synon të pushtojë të gjithë Ukrainën, Trump u shpreh: “Kjo ishte pyetja ime për të. Nëse ai do të dëshironte të vazhdonte luftën… kjo do të më kishte shkaktuar një problem të madh.”

Javën e kaluar, Trump konfirmoi se kishte zhvilluar një telefonatë “të gjatë dhe shumë produktive” me Putinin për të diskutuar përfundimin e luftës, duke e përshkruar si një hap të rëndësishëm drejt paqes përmes diplomacisë.

Teksa zyrtarët amerikanë do të takohen me ata rusë në Arabinë Saudite, liderët evropianë do të zhvillojnë këtë të hënë një samit për Ukrainën në Paris.

Në bisedimet e Parisit pritet të marrin pjesë përfaqësues nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia, Polonia, Spanja dhe Danimarka, si dhe përfaqësues nga Këshilli i BE-së dhe NATO-ja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve ruse që goditën disa rajone të Ukrainës,...
22:30 | 01/07/2026

Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz

Negociatorët amerikanë po përpiqen të bindin Iranin në bisedimet teknike indirekte që po zhvillohen në Doha të heqë dorë nga planet për të vendosur taksa...
22:28 | 01/07/2026

SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem

Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e një kompleksi të ri të ambasadës në Jerusalem, një veprim që autoritetet izraelite e cilësuan...
22:28 | 01/07/2026