“A të keqen, hajde pajtohemi”- Korreshi zbulon pse u përplas Bardhi me Bashën

4 Shtator 2023 | 13:09

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, ka zbuluar detaje nga përplasje në parlament mes Gazmend Bardhit dhe Lulzim Bashës. I ndodhur aty pranë, Korreshi tha se shkak për nisjen e përplasjes ishte komunikimi nga ana e Bashës. Sipas tij Bardhi është nga ata persona i cili nuk toleron t’i flasin persona me të cilët është përplasur, pasi ka qëndrimin e tij.

“Basha s’i tha gjë i tha “a të keqen hajde të pajtohemi”. Kjo ishte për humor. Bardhi nuk është nga ata tipa që loz me lojëra fjalësh. Nuk mund ta përshëndesësh kur më parë i ke dërguar një shkresë qesharake. Është njësoj kur na zuri në pritë në mbledhjen e Kryesisë që na dha dorën, kështu funksionon ai. Zoti Bardhi i tha merru me ndonjë tjetër jo me mua me këtë formë, kaq ishte. Basha është e kotë që ta jep dorën, se ditën të jep dorën dhe natën të bën pritë. As na përshëndet dhe as nuk e përshëndesim.”, tha Korreshi.

Gjithashtu deputeti i PD u ndal te tryeza që pritet të mbahet mes deputetëve që mbështesin Gazmend Bardhin dhe atyre të Berishës.

Korreshi theksoi se ky takim përbën një bashkim të deputetëve për unifikimin e luftës së opozitës në parlament dhe jo një bashkim të të gjithë deputetëve rreth “Foltores”.

“Nesër ka një bashkim të deputetëve për sa i përket grupit parlamentar dhe për sa I përket pjesës tjetër. Është një takim që të shohim njëri tjetrin në sy dhe të unifikojmë qëndrimin ndaj Edi Ramës, pra nesër do të bashkohemi për pjesën në parlament dhe jo për pjesën tjetër”, tha Bardhi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në afërsi të zonës së Viroit. Sipas informacioneve paraprake, në...
19:16 | 12/07/2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
14:50 | 12/07/2026