A u helmua bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani? Çfarë zbuluan ekzaminimet
Shuhen dyshimet për një helmim të mundshëm të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani.
Zbulohet shkaku që çoi këtë të fundit me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” mbrëmjen e së shtunës.
Pas kryerjes së të gjitha ekzaminimeve nga mjekët e QSUT, mësohet se komplikacionet në gjendjen shëndetësore të Dumanit erdhën pas një krize epileptike.
Fillimisht u aludua që Dumani ishte helmuar nga ushqimi që kishte konsumuar, por këto dyshime janë rrëzuar të paktën deri më tani nga ana e bluzave të bardha.
Nuredin Dumani la ambientet e spitalit pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore dhe aktualisht ndodhet në IEVP 313.
Gjatë së shtunës, gjendja e bashkëpunëtorit të drejtësisë ka qenë në monitorimin e vazhdueshëm të prokurorisë së posaçme.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë