Abuzimet me emrat e rrugëve/ Autoriteti i Dosjeve kërkon t’i merret miratimi

24 Tetor 2025 | 20:07

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit apelon që gjatë vendosjes së emrave të figurave historike në rrugët, sheshet dhe mjediset e tjera publike të merret miratimi i tij. Në vite janë evidentuar abuzime përsa i përket vendosjes së këtyre emërtesave ndërsa personalitetet e propozuar për shkak të dritëhijeve historike janë shoqëruar me debate në opinionin publik.

“Kjo vjen me rezolutat europiane por edhe shqetësimin e të përndjekurve politikë të cilët kanë shprehur shqetësimet përkatëse në institucionet  e të drejtave të njeriut siç është  rekomandimi i Avokatit të Popullit  që ka bërë në lidhje me korrektësinë që duhet  të ketë pushteti vendor për verifikimin  e pastërtisë së këtyre  figurave  me emra simbolesh,data të personave që kanë qenë  në rregjimin komunist”, tha Skënder Vrioni, Anëtar i Autoritetit.

Aktualisht Autoriteti i Dosjeve ka nisur një proces konsultimi me institucionet publike në të gjithë vendin për vendosjen e standardeve në përzgjedhjen e emërtesave të rrugëve,shesheve etj. 

“Fillimisht ata të na drejtohen me kërkesë  dhe të kryejnë së pari  evidentimin e rasteve të përdorimit  të emërtimeve të  shesheve publike apo  të rrugëve, me data dhe simbole të rregjimit komunist, të fillojë  ndryshimin e këtyre emërtimeve  të rrugëve  që janë në kohë për ta bërë këtë punë  dhe ti drejtohen Autoritetit me kërkesë”, shtoi Skënder Vrioni.

Në mjaft raste emërtesat e rrugëve dhe shesheve publike me emrat e figurave historike dhe personaliteteve të njohur kanë nxitur debate të shumta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
16:08 | 24/07/2026

Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë

Autoritetet në Liberi kanë sekuestruar gati katër ton kokainë me një vlerë të përllogaritur prej rreth 317 milionë dollarësh, në atë që konsiderohet një nga...
18:59 | 23/07/2026