Abuzimet seksuale, Tibjona Salillari apelon për ashpërsim të masave për përdhunuesit

24 Maj 2021 | 22:05

Tibjona Salillari, drejtore e shoqatës “Balkan Women’s Voice”, tha për Euronews Albania se marshimet kundër abuzimeve seksuale janë bërë në gjithë Shqipërinë, me synimin e vetëm, sensibilizimin.

“Këto marshime herën e fundit nuk janë thjesht marshime siç kanë ndodhur gjatë gjithë kohës, por përveç sensibilizimit jemi duke u marrë dhe me peticione të ndryshme,” – tha Salillari teksa sqaroi se njëri prej peticioneve konsiston në mbledhjen e 20 mijë firmave për burgimin e përjetshëm të përdhunuesve.

Sipas saj ashpërsimi i masave për abuzuesit seksual mund të jetë një element i rëndësishëm në parandalimin e këtyre rasteve.

“Besoj se në këtë fazë edhe shteti duhet të na mbështesë,” – deklaroi ajo.

Edukimi, sipas Salillarit duhet të fillojë që në familje ndërsa u shpreh se synojnë të fusin programin e edukatës seksuale në shkollë në mënyrë që ndërgjegjësimi dhe përgjegjësia të vijë paralelisht me edukimin.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026