Abuzimi me të miturit, bilanci alarmant, në 3 vjet mediat kanë raportuar mbi 15 raste
Mbi 15 raste abuzimi seksual me të mitur në 3 vite. Është ky bilanci alarmant nga raportimet e mediave për fenomenin e kthyer në shqetësim shoqëror dhe që gjithnjë shoqërohet me debate të shumta.
Ndër rastet më të bujshme, është ai i përdhunimit të një vajze 15-vjeçare nga roja e shkollës në periferi të Tiranës, ngjarje që nxiti edhe protesta kundër abuzimit me të miturit.
Sipas raportimeve, roja 65-vjeçar, jo vetëm ka abuzuar me të miturën, por edhe e ka filmuar dhe e ka ndarë videon me disa të rinj, të cilët gjithashtu kanë abuzuar me vajzën. Të katërt përfunduan në pranga.
Një tjetër rast është ai i 21 prillit 2020, ku një 72-vjeçar u arrestua pas akuzave për abuzim me një të mitur 17-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në Sarandë, në kohë të ndryshme, ndërsa raportohet se 72-vjeçari kishte abuzuar edhe me një tjetër vajzë, akte të cilat ai i pranoi pas ndalimit nga policia.
Një rast i rëndë i abuzimit është edhe ai i regjistruar në 5 shkurt të 2019 në Kavajë, ku një 14-vjeçare ishte abuzuar seksualisht dhe shantazhuar për një kohë të gjatë nga 8 adoleshentë.
Ngjarja në fjalë është zbuluar nga njëra prej mësueseve të vajzës, e cila ka informuar nënën e të miturës, që më pas ka bërë edhe denoncimin në polici.
Ngjarje të tjera të abuzimit janë raportuar në qytete si Elbasani, Durrësi, Fieri, teksa fenomeni është i shpërndarë në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Por ajo çfarë është më shqetësuese është fakti se një pjesë e madhe e këtyre abuzimeve janë kryer nga persona në institucione shtetërore, që në parim duhet të jenë aty për t’i mbrojtur të miturit.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta