Abuzimi me fëmijët, Godole: Mentaliteti në Shqipëri si para 30 vjetësh, media i ka viktimizuar më tej viktimat
Sa njihen dhe respektohen të drejtat e fëmijëve, si funksionon shoqëria dhe ingranazhet institucioneve kur ka abuzime me fëmijët?
Jonila Godole, drejtore e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë tha për Ilva Now se problemi më i madh në këtë aspekt është mentaliteti ynë. që akoma nuk ka ndryshuar edhe pas 30 vjetësh. dhe e dyta është mungesa e besimit tek njëri-tjetri dhe institucionet.
“Është një çështje e gjerë, dhe për mua këto janë pasoja se si këto krimet ndodhin në syrin tonë si rasti i 15-vjeçares kur të gjithë ishin në dijeni dhe askush nuk fliste. Është mungesë e besimit se kudo që të shkojmë të ankohemi nuk do gjendet e drejta. Shumë të tjerë abuzues janë dënuar më parë dhe s’e kanë kryer dënimin, duke dalë nga burgu përmes korrupsionit apo pagesave nën dorë, që më tej çon në vetëgjyqësi ose tek heshtja ku është futur shoqëria jonë, por sidomos ato familje që abuzohen”, – tha ajo.
Znj. Godole kritikoi rolin që media ka pasur në raportimin e rasteve të tilla, duke ekspozuar më tej viktimat e duke çuar në viktimizimin e mëtejshëm të tyre
“Duke ekspozuar procesin në hetuesi, përballjen me agresorin, duke marrë në intervistë familjen, kjo është një hipokrizi e medias dhe shoqërisë. Duke shfrytëzuar lirinë e shprehjes, e viktimizojnë më tepër viktimën, sidomos sot me mediat sociale.
Pyetja është; si do jetojë kjo vajzë më vonë, si do krijojë familje. Aktorët këtu janë të shumtë, ne turremi te skandali për ta harruar atë brenda pak ditësh. Një rast i tillë duhet të na bëjë të reflektojmë edhe nga pikëpamja juridike. Unë jam për ashpërsim të ligjit për abuzimin seksual. Por kjo nuk mjafton, duhet ecur paralelisht me masa të tjera parandaluese”, tha znj. Godole teksa shtoi se në rastin e abuzimit të 15-vjeçares nga roja i shkollës, të gjithë ata që ishin në dijeni të abuzimit ndaj një fëmije dhe nuk denonconin, janë bashkëfajtorë.
Sa i përket çështjes së dhunës në shkollë apo sjelljes së dhunshme tek fëmijët, për znj. Godole përgjegjësia nuk i duhet lënë e gjitha familjes, edhe pse ajoi është e para që sulmohet dhe akuzohet.
Sipas saj, rol vendimtar në këtë pikë ka shkolla si një institucion ku fëmija kalon një pjesë të mirë të ditës dhe ku fëmija brumoset me argumente që ndoshta edhe mund të mos i pëlqejnë, por janë ato të duhurat me të cilët duhet të formohet personaliteti i tij.
“Nuk do t’i jepja rol qendror familjes. Duhen parë të gjitha hallkat që duhet të mbajnë përgjegjësi.
Edhe pse familja është e para që dënohet dhe akuzohet në këto raste, por përgjegjësia duhet të kalojë tek shkolla, ku fëmija kalon pjesën më të madhe të kohës. Roli i institucioneve është shumë më i rëndësishëm”, tha ajo.
Gjuha e urrejtjes sipas znj. Godole, ka ekzistuar gjithmonë, por sot me kaq shumë platforma në rrjetet sociale, me zhvillimet teknologjike, ajo bëhet e pashmangshme për këdo.
“Sot ai që e merr informacionin është edhe dhënësi i informacionit, ai është i lirë të shkruajë, të shpërndajë çfarëdolloj ideologjie. Rrjetet sociale, sa i përket gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit, sidomos ndaj grave dhe për njerëzit e jetës publike, janë frustruese.
Kjo më bën kritike ndaj tyre, edhe pse jam për lirinë e shprehjes, por do të ishte mirë që kjo të ishte përmes argumentit që ne s’e kemi.
Por në rastin e shtetit tonë kemi një regjim pothuajse monopartiak, kështu që sakrifica jonë është që rrjetet sociale duhet të ekzistojnë, sepse pjesa tjetër e ‘livestream’ është e kapur nga politika”, tha ajo.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran