Abuzimi seksual ndaj fëmijëve, ekspertët në Euronews Albania: Janë shtuar rastet denoncuese
Mbyllja për shkak të pandemisë së Covid-19 ndikoi në shtimin e dozës së rrezikut, që i kanoset fëmijëve për abuzimin online në platformat sociale.
Risku tek fëmijët mbetet i lartë pasi kjo kategori në mënyrë të pavetëdijshme zgjedhin të publikojnë foto në rrjetet sociale.
Ky veprim i tyre shton më tej mundësinë, që fotot e fëmijëve mund të përdoren për qëllime keqdashëse nga persona të tjerë.
Kryetarja Agjencisë Shtetërore për të Drejtat & Mbrojtjen e Fëmijëve, Alma Tandili në intervistë me gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania u shpreh se falë punës së institucioneve dhe shoqatave, vihet re një shtim i rasteve denoncuese mbi abuzimet.
Ajo tha se mësuesi dhe psikologu i shkollës janë një ndihmë shumë e madhe për të ndikuar në zbulimin e rasteve abuzive.
“Shikojmë një raportim të shtimit të rasteve denocuese, dhe kjo tregon se kemi ndërgjegjësim si rezultat i punës së përbashkët. Pjesa më e madhe tyre e fëmijëve, kanë qenë fëmijë që i kanë treguar nënës. Kemi patuar raste që është mbajtur fshehur, pjesa më e madhe ka qenë mësuesi dhe psikologu i shkollës, të cilit nuk i ka pëlqyer sjellja e fëmijës. Ka pasur edhe hezitime, sepse shumë fëmijë nuk raportonin. Ky për fat të keq është një fenomen global dhe na ka përfshirë edhe ne, por ne kemi bërë një punën të jashtëzakonshme për të rritur ndërgjegjësimin tek fëmijët”, tha ajo.
Gjithashtu drejtoresha e “Save the Children” në Shqipëri, Anila Meço, theskoi se raportimi i rasteve të abuzimeve ka nevojë për siguri dhe besim.
Ajo shton se mentaliteti shqiptar nuk e favorizon siç duhet ndërgjegjësimin për të denoncuar abuzimin ndaj të miturve, dhe kjo i bën ‘viktimat’ të qëndrojnë idiferentë.
“Raportimi do një moment besimi dhe sigurinë se pas tij do të ketë zgjidhje të çështjes, mirëpo në realitetin dhe mentalitetin shqiptar është se pas raportimit gjithçka do të vështirësohet dhe do të bëhet edhe më keq. Kjo bën që ata të stepen. Tashmë direktiva e menaxhimit të psikologëve në shkolla ka ndryshuar me vendosjen e të paktën nga një psikologë për shkollë, direktivë që mbetet ende për t’u aplikuar. Shqipëria nuk është unike në gjendjen që ka, sepse raporte të disa viteve më parë kanë nxjerrë në pah se 18% e vajzave dhe 8% e djemve në rang global janë shprehur se gjatë jetës së tyre kanë përjetuar dhunë [apo ngacmime] seksuale dhe kjo kërkon realisht vëmendje,” – u shpreh Meço.
Sipas të dhënave të “Save the Children” një në çdo tre raste dhunuesit janë të moshës nën 18-vjeçare.
“Pas rastit që ndodhi në Kavajë, të gjithë aktorët e luftës kundër dhunës ndaj fëmijëve bashkërenduam disa fushata për sensibilizimin e fëmijët për krimet penale. Patëm edhe raste kur komuniteti e dinte se çfarë ndodhte dhe nuk vepronte për ta ndaluar,” – u shpreh Meço teksa shtoi se zhvillimet dhe risitë teknologjike e kanë bërë më të vështirë pikasjen e rasteve, ndërkohë që për fëmijët po bëhet më e lehtë të bien pre e abuzimeve.
Altin Hazizaj, përfaqësues i rrjetit për mbrojtjen e fëmijëve CRCA thotë se përveç ndërgjegjësimit të fëmijëve që vërehet në rritje, nevojitet edhe përfshirja e prindërve, që të mbrojnë fëmijët e tyre nga rreziqet që i kanosen online.
Ndiqni intervistën e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk