Abuzuan me fondet bujqësore, Prokuroria Evropiane kërkon heqjen e imunitetit për 11 deputetët grekë
Prokurorët evropianë të mërkurën kërkuan nga Greqia heqjen e imunitetit për 11 deputetë të dyshuar të përfshirë në një mashtrim për vite me radhë në përvetësimin e miliona eurove nga subvencionet bujqësore të BE-së.
Skandali ka tronditur Greqinë që kur Zyra Evropiane e Prokurorit Publik (EPPO) zbuloi mashtrimin në maj, duke nxitur protesta të gjera nga fermerët pas vonesave në pagesën e ndihmës bujqësore.
“Prokurori Kryesor Evropian kërkoi nga Parlamenti heqjen e imunitetit për 11 anëtarë aktivë të Parlamentit në një hetim mbi një skemë të dyshuar mashtrimi të organizuar që përfshin fonde bujqësore,” tha EPPO në një deklaratë.
Ndërkohë, policia greke kreu dhjetëra arrestime lidhur me skandalin vitin e kaluar.
Sipas autoriteteve greke, rrjeti ka mashtruar të paktën 23 milionë euro që nga fillimi i aktivitetit rreth vitit 2018.
Të dyshuarit akuzohen se kanë bërë kërkesa për subvencione për toka që nuk i zotëronin dhe kanë ekzagjeruar numrin e kafshëve në ferma. Disa persona që morën pagesa nuk kishin lidhje me bujqësinë.
Skema filloi pasi Politika e Përbashkët Bujqësore e BE-së filloi të llogariste subvencionet bazuar në sipërfaqen e tokës dhe jo në numrin e kafshëve në 2014. Me një regjistër toke të paplotë në atë kohë, pronësia e tokës në shumë pjesë të Greqisë ishte e paqartë.
Fermerët lejoheshin të deklaronin toka të zotëruara në pjesë të tjera të vendit për të marrë një pjesë të subvencioneve.
Rastet nën hetim përfshijnë, livadhe të deklaruara në zona arkeologjike, ullinj në një aeroport ushtarak dhe plantacione bananesh në Malin Olimp.
Skandali çoi në dorëheqjen e një ministri në qeverinë e Mitsotakis dhe në mbylljen e agjencisë OPEKEPE, e cila menaxhonte subvencionet e BE-së.
Mitsotakis, i cili insiston se mashtrimi filloi para se ai të vinte në pushtet në 2019, ka premtuar të burgosë “hajdutët” përgjegjës dhe të rikthejë fondet.
“Pa marrë parasysh koston politike, nuk tërhiqem,” tha kryeministri vitin e kaluar.
Kërcënimi i ri i Trumpit për Grenlandën shkakton traumën e pashëruar të Evropës
Franca është “në flakë”, vala e të nxehtit intensifikohet, zjarret kanë djegur 78,000 hektarë
Emine Erdogan publikon foton zyrtare me bashkëshortet e liderëve të NATO-s në Turqi
- 09:27 Sulmet amerikane në Iran, vriten 14 persona dhe plagosen 78 të tjerë
- 09:22 Rama për median italiane: S’kam frikë nga turmat, histeria dixhitale krijon një imazh të rremë të Shqipërisë
- 08:38 Irani: Trump një kriminel dhe vrasës
- 08:20 Garda Revolucionare: SHBA goditi urat drejt Mashhadit, vendit ku do të varroset Khamenei
- 08:19 Farage dhe Le Pen bëjnë të njëjtën thirrje sfiduese: Vetëm populli mund të na gjykojë
- 08:15 Akuzat për sulm seksual fundosin fushatën e kandidatit të mbështetur nga Sanders dhe Warren