“Acapella” me dirigjentin nga Kosova tejmbush sallën e teatrit të Korçës
Koncerti Acapella nën drejtimin e dirigjentit Trimor Dhomi ka sjellë emocione të veçanta për publikun artdashës korçar por dhe turistët e shumtë që kanë zgjedhur Korçën për të pushuar në ditët e fundit të vitit 2023.
Këngëtarët më të mirë të qytetit të Korçës, pa asnjë instrument, duke u bazuar vetëm te vokali i tyre kanë sjellë disa prej këngëve më të njohura shqiptare në një formë krejt unike.
Për dirigjentin kosovar i gjithë repertori i zgjedhur ka qënë i vështirë por kori “Aria e Korçës” i ka ekzekutuar ato në mënyrë mjeshtërore.
“I gjithë materiali i ri sivjet ka qenë shumë i vështirë dhe profesionist, shumica në kor nuk lexojnë nota, kënga e fundit u bë me një përpunim siç e patë, origjinal. Kjo ishte sfida me e madhe e Korit, por më duket se ja dolën. Për të bërë një rrugë për qejf vjen, por për të ardhur për secilin prej tyre është inspiruese. Artistikisht ka qenë një nga më të vështirët”, thotë dirigjenti.
Për serenatistin e vjetër Tomi Kondakçi, i cili këtë herë këndoi pa kitarën e tij, e rëndësishme është shkolla e muzikës në Korçë, sepse talentet janë në qytet, mjafton të zbulohen.
“Kënaqësi për qytetin e Korçës, për vajzat e korit që ishin të mrekullueshëm ajo që është më e bukur është se kjo po bëhet traditë. Deri sa po ngrihet kori, duhet të zhvillohet dhe shkolla. Korça ka nevojë. Ka zëra por duhet shkollimi i tyre. E kemi të domosdoshme. Nuk e di çfarë projekte kanë, por ne e kemi detyrim, ajo shkolle ka nxjerrë muzikantë të mirë por vitet e fundit ka rënë në cilësi. Kjo do ripërtëritje vlerat”, shprehet Kondakçi.
Për këngëtaren e re Flavia Zere emocionet kanë qenë të mëdha.
“Ishte hera ime e pakët që unë dal në skenë me diçka të tillë pasi kam me tepër qejf muzikën e lehtë, jazz, blues. Por ishte diçka ndryshe. E mora atë që doja dhe profesor Trimori na dha diçka që ne nuk e dinim, një eksperiencë komplet tjetër”, thotë ajo.
Salla e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë ka qenë e tejmbushur me spektatorë ndërkohë që evente artistike dhe kulturore ka pasur çdo ditë të dhjetorit, aktivitete që do të mbahen deri në ditët e para të vitit 2024.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit