Acari ‘mbërthen’ botën/ 91 të vdekur nga moti në SHBA, probleme në Evropë e Britani
Të paktën 91 persona kanë vdekur përgjatë javës së kaluar në Shtetet e Bashkuara si pasojë e motit të ftohtë. Kushtet ekstreme me temperatura të akullta, dëborë të dendur dhe ngrica janë shtrirë në mbarë vendin, sidomos në veri-lindje.
Sipas meteorologëve, pikërisht në këtë zonë ajri arktik do të kombinohet me lagështirën e Gjirit dhe do të krijojnë një katastrofë të akullt.
Viktimat janë regjistruar si pasojë e rrëzimit të pemëve dhe aksidenteve rrugore. Ndërkohë, dhjetëra mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji për shkak të dëmtimit të linjave elektrike.
Edhe Evropa ka përjetuar stuhi më të fuqishme dëbore se zakonisht, që kanë shkaktuar kaos në trafik në shumë vende, nga Spanja në Kroaci. Në vende të tjera, si në Rumani, temperaturat zbritën në minus 18 gradë, në një kohë kur temperatura mesatare në vend në këtë periudhë të vitit është vetëm pak gradë nën zero.
Edhe Irlanda dhe Britania e Madhe po përballen me erëra të forta dhe shira, teksa stuhia “Isha” po u afrohet ishujve. Në disa qytete të Irlandës autoritetet kanë dhënë alarmin e kuq dhe mbi 2 mijë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë