Administrata Trump nis hetime për shkeljet e të drejtave civile në Harvard
Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, tha se po heton nëse Universiteti i Harvardit dhe gazeta studentore e Shkollës së Drejtësisë në Harvard shkelën ligjet e të drejtave civile kur redaktorët e revistës përshpejtuan botimin e një artikulli të shkruar nga një anëtar i një pakice racore.
Lajmi për hetimin e ri erdhi disa orë pasi një gjyqtar federal pranoi të përshpejtonte padinë e Universitetit të Harvardit që kërkonte të bllokonte vendimin e administratës Trump për të ngrirë 2.3 miliardë dollarë fonde federale që kërcënojnë kërkimet kryesore mjekësore dhe shkencore.
Një deklaratë mbi hetimin nga departamentet amerikane të Arsimit, Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore deklaroi se redaktorët e Harvard Law Review mund të kenë përdorur ” diskriminim racor“ në shkelje të dispozitave të nenit VI të Aktit të të Drejtave Civile të vitit 1964.
“Procesi i përzgjedhjes së artikujve në Harvard Law Review duket se zgjedh fituesit dhe humbësit bazuar në racë duke përdorur një sistem ku raca e studiuesit është po aq e rëndësishme, nëse jo më e rëndësishme, sa cilësia e veprës së botuar”, tha Craig Trainor, Ndihmës Sekretar i Arsimit për të Drejtat Civile në detyrë.
Që nga marrja e detyrës, Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka shtrënguar masat kundër programeve të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes që synojnë përmirësimin e pozicionit të grupeve të margjinalizuara që historikisht janë përballur me pabarazi në Amerikë.
Ato programe që synojnë të ndihmojnë pakicat janë etiketuar nga Trump si diskriminuese ndaj grupeve të tilla si të bardhët dhe burrat.
Universiteti i Harvardit njoftoi të hënën se do ta riemërtojë Zyrën e Barazisë, Diversitetit, Përfshirjes dhe Përkatësisë në Zyra e Jetës Komunitare dhe Kampusit.
LEXONI GJITHASHTU:
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës