Admirali i NATO-s paralajmëroi sulm parandalues ndaj Rusisë, reagon ashpër Moska

1 Dhjetor 2025 | 19:39

Rusia ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të shefit më të lartë ushtarak të NATO-s, admiralit Giuseppe Cavo Dragone, i cili në një intervistë për Financial Times u shpreh se aleanca mund të marrë në konsideratë një “sulm parandalues” si pjesë e përgjigjes ndaj luftës hibride të Moskës. Sipas tij, një veprim i tillë mund të konsiderohet si “mbrojtës”.

Këtë të hënë, Ministria e Jashtme e Rusisë, përmes zëdhënëses Maria Zakharova, i cilësoi këto deklarata si “jashtëzakonisht të papërgjegjshme” dhe një shenjë se NATO po shtyn drejt përshkallëzimit të mëtejshëm. Zakharova u shpreh se deklarata të tilla “përbëjnë një përpjekje të qëllimshme për të minuar përpjekjet për zgjidhjen e krizës ukrainase”.

Zakharova po ashtu paralajmëroi se personat që bëjnë deklarime të tilla duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet dhe pasojat e mundshme, përfshirë ato që mund t’u vijnë vetë vendeve anëtare të aleancës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga akuzat për pastrim parash te ndërrimi i shtetësisë. Kush është Vladimir Ermolaev, oligarku ukrainas që mbeti i plagosur

Një shpërthim i fuqishëm tronditi mbrëmjen e së hënës Principatën e Monakos, duke lënë tre persona të plagosur dhe duke vënë në lëvizje autoritetet, të...
18:39 | 30/06/2026

“Batalioni i Monakos” – Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta bashkë me Ermolaev

Në verën e vitit 2022, Mykhailo Tkach, gazetar investigativ i së përditshmes Ukrainska Pravda, udhëtoi në jug të Francës. Ai nuk fliste as anglisht dhe...
18:36 | 30/06/2026

Goditet rrjeti i pastrimit të parave nga bastet e paligjshme në Turqi, 37 të arrestuar në operacion të gjerë

Autoritetet turke kanë arrestuar 37 persona të dyshuar gjatë një operacioni të gjerë kundër pastrimit të parave të përfituara nga bastet dhe lojërat e fatit...
18:33 | 30/06/2026