Moska njofton mbylljen e konsullatës së fundit të Polonisë në Rusi

27 Nëntor 2025 | 11:50

Ministria e Jashtme ruse ka njoftuar mbylljen e konsullatës së fundit të Polonisë në Rusi. Kjo konsullatë konsullatë ndodhej në Irkutskut në Siberi. Ky vendim vjen në përgjigje të mbylljes së konsullatës së fundit të Rusisë në Poloni, konsullatës së Gdanskut.

Moska njoftoi ambasadorin polak për tërheqjen e licencës së funksionimit të konsullatës së Irkutskut në përgjigje të vendimit të autoriteteve polake për të tërhequr, nga 23 dhjetori, licencën e tyre të funksionimit për Konsullatën e Përgjithshme Ruse në Gdansk.

Më 19 nëntor, Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski njoftoi se konsullata ruse në Gdansk po revokohej pas sabotimit të linjës hekurudhore Varshavë-Lublin, e cila lidh kryeqytetin polak me kufirin ukrainas, të cilin Varshava e quajti një akt terrorizmi shtetëror.

Marrëdhëniet midis Varshavës dhe Moskës kanë qenë gjithmonë të tensionuara, por ato u përkeqësuan ndjeshëm pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, kur Polonia u bë një nga aleatët kryesorë të Kievit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich ka mbrojtur marrëveshjen e qeverisë me Libanin, duke thënë se ushtria izraelite kontrollon një rrip sigurie në Liban dhe...
22:53 | 27/06/2026

Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të shtunën se do të emërojë Lance Schroyer si drejtorin e ardhshëm të Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së. “Lance...
22:18 | 27/06/2026

Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir e ka kritikuar ashpër marrëveshjen kornizë me Libanin, duke e quajtur atë një “gabim të madh”. “Unë iu...
22:02 | 27/06/2026