Adresa e gabuar, policia qëllon për vdekje një 52-vjeçar
Një burrë i pafajshëm u vra nga oficerët e policisë në New Mexico, pasi iu përgjigjën një telefonatë për dhunë në familje, duke ngatërruar adresën.
Siç raporton CNN, viktima është 52-vjeçari Robert Dotson. Agjentët, të cilët mbërritën rreth orës 23:30 para shtëpisë, trokitën por askush nuk u përgjigj.
Në atë moment ata i kërkuan stacionit të policisë që të telefononte personin që kishte raportuar për dhunë. Por në të njëjtën kohë një burrë i armatosur me pistoletë hapi derën dhe një oficer qëlloi duke e vrarë atë në çast.
Nuk dihet nëse 52-vjeçari qëlloi i pari. Gruaja e Dotson, sipas policisë, ishte gjithashtu e armatosur dhe ajo qëlloi me armë zjarri, por kur kuptoi se ishin oficerë, hoqi dorë.
Gruaja nuk është lënduar.
“Jam zemërthyer. Është një fund tepër tragjik. Më vjen shumë keq që gjendemi në këtë pozicion,” tha shefi i policisë së Farmington, Steve Hebbe.
- Policia ndalon 26-vjeçarin në Fier, dyshohet se ka përdhunuar të miturën
- Vrasja në Shkozë, 37-vjeçarja po flinte me vajzën 2-vjeçe kur u qëllua nga kunati
Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
Shakira “vjedh” vëmendjen në Botëror, kamerat harrojnë ndeshjen dhe fokusohen te këngëtarja
Zbulohet destinacioni luksoz ku Taylor Swift dhe Travis Kelce po shijojnë ditët si të sapomartuar
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset