Adrian Paci çel ekspozitën “Prova” në Galerinë Kombëtare të Arteve
Këtë të premte, artisti Adrian Paci çeli ekspozitën e tij personale “Prova” në Galerinë Kombëtare të Arteve.
“Prova” një titull i përbashkët për ekspozitën dhe punën më të fundit në video të artistit, është një koleksion auto-portretesh, kuruar nga Adam Budak.
Me anë të kësaj ekspozite, Paci përcakton hapësirën e paraqitjes Arendtiane, ku procesi i ndërtimit të qytetërimit, si dhe politika e njohjes janë përsëritur dhe rivendosur.
“Një moment tensioni si një metaforë për botën dhe gjendjen e saj në transformim te vazhdueshëm”, thuhet për ekspozitën, që u çel për publikun në GKA.
Ekspozita e piktorit shkodran do të qendrojë e hapur për publikun në Galerinë Kombëtare të Arteve, deri në muajin dhjetor.
Adrian Paci prej vitesh jeton në Milano të Italisë dhe konsiderohet një nga artistët më të rëndësishëm të artit bashkëkohor botëror. Ai ka qenë i ftuari special në një seminar arti zhvilluar në Muzeun e Artit Bashkëkohor Macro të Romës.
Gjatë karrierës së tij Adrian Paci ka hapur shumë ekspozita personale në institucione të ndryshme ndërkombëtare ku gjenden dhe shumë prej veprave të tij.

Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
- 19:39 Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
- 19:18 Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
- 19:12 Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
- 18:59 Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit
- 18:58 SHBA dhe Izraeli diskutojnë për një takimi mes Trump dhe Netanyahu në Zyrën Ovale
- 18:16 Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup