Aeroplani rus “ngatërron pistë”, zbret gabimisht në liqenin e ngrirë

28 Dhjetor 2023 | 14:40

Një aeroplan me 34 pasagjerë ka zbritur gabimisht në një liqen të ngrirë në Lindjen e Largët të Rusisë, dhe shkak duket se është gabimi i pilotit.

Askush nuk është plagosur kur aeroplani i kohës sovjetike, Antonov An-24, ka ateruar në mëngjesin e së enjtes jo shumë larg pistës, në liqenin e ngrirë Koljama.

Aeroplani ka zbritur në afërsi të aeroportit në Zirianka. Prokurorët kanë thënë se hetimet fillestare tregojnë se fajtor është piloti.

Pasagjerët ishin nisur nga Jakutsku për në Zirianka.

Në disa incizime të publikuara prej pasagjerëve, aeroplani është parë gati në qendër të liqenit të ngrirë, në lindje të Siberisë.

Temperaturat në Zirianka ulen në deri -40 gradë Celsius në këtë kohë të vitit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026