Aeroplanmbajtësja amerikane viziton Korenë e Jugut

3 Mars 2025 | 22:54

Aeroplanmbajtësja amerikane “USS Carl Vinson” mbërriti në portin e qytetit koreano jugor, Busan të dielën në një demonstrim force ndaj Koresë së Veriut, njoftoi marina e Koresë së Jugut.

Kjo është aeroplanmbajtësja e parë amerikane që arrin në një port të Koresë së Jugut, që nga fillimi i mandatit të dytë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump në janar.

Vizita është pjesë e përkushtimit ‘të hekurt’ të Shteteve të Bashkuara për të treguar gatishmërinë e aleancës ushtarake mes Seulit dhe Uashingtonit kundër Koresë së Veriut, sipas marinës së Seulit.

Aeroplanmbajtësja me energji bërthamore është pjesë e grupit luftarak “Carrier Strike Group One”, që përfshin edhe anijet luftarake “USS Princeton” dhe “USS Sterett”.

“Është e qartë se prania jonë këtu në Busan tregon aleancën e fortë mes Republikës së Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara dhe mundësinë tonë për të trajnuar dhe vepruar së bashku me aleatët tanë”, tha të hënën Michael S. Wosje komandanti i grupit luftarak.

“Çdo mundësi që kemi për të lundruar së bashku dhe për të fluturuar së bashku na bën më të fortë”, shtoi komandanti Wosje ndërsa fliste për mediat.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, mbikëqyri muajin e kaluar një lëshim testues të raketave nga anijet dhe urdhëroi gjendjen e gatishmërisë së plotë për të përdorur armët bërthamore, sipas mediave shtetërore.

Kjo shënon herën e parë që një aeroplanmbajtëse amerikane ka shkuar në Kore të Jugut që nga qershori, kur aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërriti në Busan për të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake.

Aeroplanmbajtësja “USS Carl Vinson” vizitoi për herë të fundit Busanin në nëntor të vitit 2023.

Pheniani rregullisht ka dënuar vendosjen e mjeteve të tilla ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Korenë e Jugut. Presidenti Trump mbajti një takim të paprecedentë me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim gjatë mandatit të tij të parë.

Presidenti amerikan ka thënë se do të kontaktojë përsëri homologun koreano-verior Kim, megjithëse media shtetërore e Koresë komuniste nuk e ka komentuar këtë sugjerim dhe ka vazhduar të dënojë atë që e sheh si kërcënim të madh për sigurinë të paraqitur nga Uashingtoni dhe aleatët e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Holanda: Rusia pas përfundimit të luftës në Ukrainë, mund të sulmojë NATO-n

Rusia mund të nisë një fushatë “të kufizuar” ushtarake kundër një shteti të NATO-s vetëm një vit pasi të ketë përfunduar lufta në Ukrainë, paralajmëroi...
16:29 | 29/06/2026

Pas 4 muajsh nga fillimi i luftës, një aeroplan fluturon nga Irani në Emiratet e Bashkuara Arabe

Një aeroplan komercial fluturoi nga Irani në Emiratet e Bashkuara Arabe të hënën, në fluturimin e parë direkt midis dy vendeve që nga shpërthimi i...
16:26 | 29/06/2026

5 milionë dollarë për E Jean Carroll, Gjykata Supreme refuzon kërkesën e Trump për të apeluar vendimin

Gjykata supreme e SHBA-së refuzoi të hënën të dëgjonte kërkesën e presidentit amerikan, Donald Trump për të përmbysur një vendim prej 5 milionë dollarësh në favor të...
16:09 | 29/06/2026