Afera e inceneratorëve dhe marrëveshja për Butrintin, 5 zhvillimet kryesore
- Pezullohen kompanitë e denoncuara nga LSI për aferën e inceneratorëve
Pezullohet aktiviteti i kompanive të denoncuara nga LSI për aferën e inceneratorëve. Kompanitë kanë pezulluar aktivitetin e tyre me urdhër të SPAK.
Burime nga Prokuroria e Posaçme bëjnë me dije se hetuesit ka kërkuar pezullimin e aktivitetit të këtyre kompanive, ku referuar të dhënave në QKB, aktiviteti i tyre është pezulluar ditën e sotme.

- ‘Projekt ogurzi’, aktivistët kundërshtojnë marrëveshjen për Butrintin
Këtë të mërkurë në Komisionin e Ekonomisë po shqyrtohet dekreti i presidentit për kthimin e ligjit për administrimin e Parkut të Butrintit nga Fondacioni shqiptaro-amerikan për Zhvillim për 10 vitet e ardhshme. Kjo marrëveshje është kundërshtuar edhe nga Shoqëria Civile, e cila sot po zhvillon një protestë para Kuvendit.

- 15% tkurrje, Shqipëria e katërta në Europë që shënon humbje të popullsisë
Shqipëria është vendi i katërt në Europë që ka shënuar humbje të popullsisë pas vitit 1991. 30 vite më parë, vendi ynë hyri në një trajektore rënëse, ndikuar nga emigrimi dhe ulja e lindjeve, për të humbur 15% të popullsisë, ose 485 mijë banorë. Edhe vendet e tjera të Ballkanit dhe Europës lindore kanë përjetuar një plagë të tillë ku kryeson Bullgaria me 21% dhe e përfundon tek Polonia me 1.4%.

- Marrëveshja me kishën serbe nuk përbën tradhti, thotë Abazoviç
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç nuk e konsideron si tradhti miratimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, por si hap për ta shtyrë Malin e Zi drejt pajtimit. Në lidhje me mundësinë e humbjes së shumicës së qeverisë që drejton, Abazoviç u shpreh se ka kërkuar mbështetjen e të gjithëve për ta formuar.

- ‘Shqiptari s’donte të të vriste’, ministri në RMV përgënjeshtron Mickovskin
Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski ka deklaruar se “gjendja e sigurisë në vend është e qetë dhe nuk mund të përshkallëzohet si pasojë e protestave kundër propozimit francez”.
Sipas tij, pretendimet e Presidentit, Stevo Pendarovski për përfshirje të agjentëve të huaj janë të vërteta, por në këtë moment nuk mund të jepen detaje të tjera, pasi cenohen hetimet për identifikimin e të infiltruarve.
Lidhur me motivin e incidentit të 6 korrikut te “Sheshi Skënderbeu”, Spasovski përgënjeshtroi kreun e opozitës, Hristijan Mickovski, i cili tha se një person u shfaq me armë zjarri kishte për qëllim ta vriste atë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta