Afganistan, 4 të dënuar për vrasje ekzekutohen në stadiumet e mbushura me njerëz

11 Prill 2025 | 14:34

Katër burra të dënuar për vrasje u ekzekutuan sot në stadiume të mbushura me njerëz në të gjithë Afganistanin, raporton France 24.

Një ditë më parë, autoritetet vendore ftuan zyrtarët dhe qytetarët që të vinin për të “marrë pjesë në event”, ndërsa, si zakonisht, ndaluan të gjitha kamerat dhe celularët për të parandaluar përhapjen e pamjeve.

Dy burrat u ekzekutuan para rreth 20.000 njerëzve të mbledhur në stadiumin në Kala-I-Nav, kryeqyteti i provincës veriperëndimore të Badghis, sipas parimit islamik të “kisas” ose hakmarrjes, njoftoi Gjykata e Lartë.

Personi i tretë u ekzekutua në qytetin Zaranj, kryeqyteti i provincës Nimroz në jugperëndim të vendit.

I katërti u ekzekutua në Farah, kryeqyteti i provincës me të njëjtin emër në perëndim.

Edhe këtu ekzekutimet bëheshin në publik dhe në stadiume të mbushura me njerëz.

Të gjitha urdhrat e ekzekutimit u nënshkruan nga udhëheqësi suprem i talebanëve, Emir Hibatullah Akhundzada, i cili jeton i izoluar në bastionin e tij jugor të Kandaharit dhe sundon vendin me dekret ose udhëzim, tha Gjykata e Lartë në një deklaratë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik...
18:29 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026