Afrim Krasniqi “gjen gabimet” e PD-së: S’kishte risi në kandidatë dhe nuk krijoi frymë
Drejtuesi i Institutit për Studimet Politike, Afrim Krasniqi analizoi mangësitë elektorale, të cilat sipas tij çuan në humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhje.
Gjatë diskutimit në studion e “Ilva Now”, z. Krasniqi tha se programi i selisë në zgjedhje ishte “më shumë dëshirë se sa mundësi reale”
“Çfarë e bën një parti konkurruese? E bën programi, stafi dhe aftësia për një fushatë, që është atraktive për votuesit e pavendosur dhe votuesit e rinj. Programi i PD ishte më shumë i dëshirës së mirë dhe jo i aftësive reale në një Shqipëri kaq të varfër dhe me një Shqipëri me shumë probleme”, tha ai.
Një tjetër problematikë sipas Afrim Krasniqit është fakti se PD-ja nuk prodhoi risi në emra kandidatësh në zgjedhjet e 25 prillit.
“Së dyti, nuk pati asnjë risi tek kandidatët. Më shumë risi pati në 2017. Nuk pati asnjë emër publik dhe prurje të re, pavarësisht se u nis një proces i selektimi të brendshëm. Nuk pati ekip elektoral, nuk e dinim se cilët do të ishim ministra. Nuk arrit të krijojë një frymë besimi”, tha Afrim Krasniqi.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë