Afron debati presidencial në SHBA, rriten tensionet Trump-Harris
Rritet tensioni kur afron sfida e parë dhe ndoshta e vetme direkte përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit mes Kamala Herris dhe Donald Tramp, me sondazhet e fundit që i nxjerrin kokë më kokë, ose me një diferencë fare të ngushtë herë në favor të miliarderit të pasurive të patundshme e herë në favor të zëvendës presidentes.
Në prag të debatit në “ABC News”, kandidatja demokrate dhe ai republikan kanë intensifikuar përgatitjet me stafet përkatëse për t’u përballur me pyetjet e gazetarëve, gjykimin e publikut dhe për sulmet e kundërshtarit.
E sistemuar në hotelin e saj në Pitsburg të Pensilvanisë, ku do të qëndrojë deri në momentin e sfidës, zëvendës presidentja është rrethuar nga këshilltarët më të besuar dhe më të përgatitur.
Mes tyre është Filip Reines, ish-këshilltar i Hillari Klinton kur ishte sekretare e Shtetit, i cili këtë herë luan rolin e Tramp. Gjithashtu nuk mungojnë veterania e dueleve Karen Dan dhe Rohini Kosoglu, ish-këshilltare për politikën e brendshme dhe shefe e personelit të Senatit.
Konkurrenca është e lartë sidomos për Herris, pasi në sondazhin më të fundit të “Nju Jork Tajms” dhe “Siena Kollexh” 28 për qind e zgjedhësve u shprehën të pavendosur për figurën e saj dhe së kishin nevojë ta njihnin më mirë.
Stafi i saj u ankua tek bordi i “ABC News” për faktin se ka zgjedhur formatin me mikrofona të fikur, i njëjti i përdorur nga CNN në duelin mes Tramp dhe Bajden, duke argumentuar se një gjë e tillë do të cënojë kandidaten demokrate dhe do të mbrojë atë republikan nga përballja direkte.
Nga ana tjetër, Tramp paralajmëroi ditën e diel se, në rast se fiton do të dënojë zyrtarët elektoralë të cilët i konsideron mashtrues. Ai është ankuar se votimet në shtetin e Pensilvanisë do të jenë një mashtrim, ndërsa është zotuar se do të falë kryengritësit e 6 janarit.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë