‘Agjenti’ i Ervis Martinajt mungon në seancë, të pranishëm familjarët

20 Shtator 2022 | 10:46

Gjyqtarja e Apelit Edlira Petri ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Kurbinit, atë të arrestit me burg për ‘agjentin’ e Ervis Martinajt, Jeton Lami.

28-vjeçari i cili akuzohet se ka shoqëruar, ndihmuar dhe transportuar të shumëkërkuarin nuk ka qenë në sallë, por të pranishëm ishin dy avokatët dhe familjarët e tij.

Seanca për agjentin e forcave operacionale zgjati vetëm pak minuta. Tashmë, siç raporton gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, për Lamin mbetet vetëm mundësia e një apeli në Gjykatën e Lartë.

Ai nuk ka pranuar të bashkëpunojë, ndërsa cilësohet si personi kyç për zbardhjen e hetimit që ka nisur për rrëmbimin me qëllim eliminimin fizik të Ervis Martinajt.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026