Agustin Palokaj: Kosova s’duhet të hyjë në dialog, i mungon uniteti politik
Agustin Palokaj, gazetar në Bruksel për “Koha Ditore” në Kosovë dhe “Jutarni List” në Kroaci, e cilëson realiste qëndrimin që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i bëri aktakuzës duke deklaruar se do të dorëhiqet nëse ajo konfirmohet nga Gjykata Speciale.
Ndryshe nga shumë zëra të tjerë, Palokaj thotë se ky zhvillim nuk ka ardhur nga përplasja e fuqive të mëdha. Por, gazetari shprehet pesimist lidhur me qasjen që BE i bën dialogut Kosovë-Serbi. Ai thotë se, liderët në Kosovës duhet të pranojnë se nuk janë gati për dialog pasi së pari mungon uniteti politik.
“Nuk besoj se është një luftë superfuqish. BE vepron në bazë të asaj që është në interes të unionit. Kosova nuk është e gatshme për dialog, pasi nuk ka unitet politik, do të ishte e rrezikshme që të hyjnë në dialog. Ka shumë teori mbi aktakuzën, nuk besoj se njerëz pranë BE-së e kanë ditur se do të ngrihet në atë moment. Kryeprokurori është amerikan, nëse dikush mendon se është krijuar nga BE për të shantazhuar qëllimet e SHBA, mund të jetë një luftë mes DASH dhe Presidentit amerikan. Por shqiptarët nuk duhet të merren me këto teori, por me rrugën se si Kosova duhet të hyjë në dialog. Kosova duhet të kërkojë kohë, pasi askujt nuk i vlen një marrëveshje e cila nuk do të zbatohet”, tha ai.
Gazetari Palokaj tha më tej se, aktakuza e mban në një pozitë të vështirë Kosovën dhe nuk është e barabartë përballë Serbisë në procesin e dialogut. “Historikisht Kosova është vënë me një barrë që nuk e meriton. Mbetet i vetmi vend që ka gjykata jashtë territorit të saj për të gjykuar ish-liderët e UÇK-së. BE e shikon Kosovën më shumë në shërbim të dialogut se sa dialogun në shërbim të Kosovës”, përfundoi Pakolaj.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta