‘Ahengu shkodran’, edicioni i 9-të në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore
“Ahengu shkodran”, një traditë e kahershme zhvilloi edicionin e 9-të. Një ndërthurje e këngëve të vjetra me ato të reja u kënduan në shtëpinë muze të Oso Kukës.
Martina Sarreqi dhe Ivan Tanushi janë pjesëmarrësit më të rinj në moshë. Ata kënduan për publikuan disa këngë tradicionale të Shkodrës.
“Janë këngë me të vërtet të bukura. Edhe thjesht fakti që unë jam në kaq moshë të re dhe përcjell traditat e këtyre që kanë lënë pas gjithë këtë mrekulli”, thotë Martina Sarreqi.
Ivan Tanushi shprehet se ishte ndjerë i privilegjuar kur kishte marrë ftesën, të cilën siç tha e kishte pranuar me shumë dashuri duke ditur edhe nivelin e lartë që ka ky event muzikor.
Organizatorët dhe këngëtarët pjesëmarrës tregojnë emocionet dhe kënaqësinë e organizimit të këtij koncerti që është një ndër 7 kryeveprat e trashëgimisë kombëtare shpirtërore.
“Më bëri përshtypje se sot, duke përjashtuar ndoshta vetveten, ishin një brez i ri këngëtarësh që kanë një të ardhme shumë të mirë me këngën shkodrane”, thotë këngëtari i mirënjohur Bujar Qamili.
“Ahengu shkodran” u organizua në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore.
Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut
Raporti i ECDC-së: Hepatiti viral, alarm në Europë – rreth 5 milionë persona të infektuar
Infrastruktura në Durrës në mëshirë të fatit, rruga drejt Universitetit “Aleksandër Moisiu” kthehet në burim aksidentesh
- 20:52 Agravon konflikti mes dy familjeve në Pukë, plagosen 2 persona. Detajet e para
- 20:45 BE nis betejën me lajmet e rreme të krijuara nga inteligjenca artificiale
- 20:41 “Më pëlqen të bëj diçka të papritur”, pse aktorja Emma Roberts zgjodhi të veshë fustan të zi gjatë dasmës së saj?
- 20:17 Zbardhen 5 propozimet e Celibashit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor
- 20:09 Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:55 Kina në bisedime me rebelët Huthi të Jemenit për të lejuar anijet të lundrojnë nëpër Detin e Kuq