Airbnb thirrje parisienëve: Jepni me qira shtëpitë tuaja gjatë Olimpiadës
Airbnb do të mirëpresë mbi gjysmë milioni njerëz në Paris, në kohën e mbajtjes së Lojërave Olimpike Verore më 2024, andaj u ka bërë thirrje parisienëve që t’i japin shtëpitë e tyre me qira, ka thënë shefi ekzekutiv i kompanisë Brian Chesky.
Ai ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuters që sa më shumë mundësi që ofrohen, çmimet do të jenë më të përballueshme.
Ai i ka bërë këto deklarata teksa rriten shqetësimet se çmimet mund ta prekin kulmin për Lojërat që do të mbahen në gushtin e vitit të ardhshëm, dhe për pasojë, për disa do të jenë të papërballueshme.
“Shumë njerëz kanë nevojë për strehim. Parisi nuk ka mjaftueshëm dhoma hoteli për t’i akomoduar të gjithë ata njerëz”, ka thënë Chesky.
Zyra e Parisit për Turizëm pret që 16 milionë njerëz ta vizitojnë rajonin e Parisit për Lojërat Olimpike dhe Paralimpike.
“Sondazhet kanë treguar që më shumë se 20 për qind e njerëzve në Paris janë të interesuar në qiradhënie. Nëse ata i sistemojnë shtëpitë e tyre në Airbnb dhe ka mjaftueshëm shtëpi, çmimet do të jenë të përballueshme”, ka thënë Chesky.
Airbnb është bërë partner i Olimpiadës më 2019.
LEXONI GJITHASHTU:
17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje