Ajri 60 herë më i ndotur se normalisht në Nju Dehli! Indianët kërkojnë zgjidhje

18 Nëntor 2024 | 19:29

Ndotja e ajrit në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi ka arritur nivele të rrezikshme prej disa ditësh. Në njoftime zyrtare të cilat vijnë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, thuhet se ndotja është 60 herë më e madhe se normalja duke u renditur kështu në kategorinë e 4-të, që është niveli më i lartë.

Edhe në Azinë Jugore të Indisë, indianët thithin pluhur dhe ndotje, jo oksigjen, për pasojë bashkë me to vijnë edhe sëmundjet.

Për shkak të gjendjes alarmante, u morën masa në pezullimin e shkollave dhe mbajtjen e maskave, si dhe në heqjen e automjeteve të cilat nuk përdorin karburant me energji të pastër në Nju Delhi.

Përtej kësaj, në vend po zbatohet gjithashtu edhe një plan veprimi luftarak me disa faza.

Edhe pse në Indi një fenomen i tillë nuk është i ri, indianët shprehin shqetësimin dhe apelojnë për një zgjidhje pasi pothuajse çdo vit, faktorë të ndryshëm siç është rritja e temperaturave apo gazrat e çliruar nga automjetet, shkaktojnë ndotje masive.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026