Ajri i ndotur shkakton kancer tek jo-duhanpirësit, thonë studimet

11 Shtator 2022 | 18:21

Ajri i ndotur shkakton kancer të mushkërive tek jo duhanpirësit, sipas një studimi shkencor të publikuar këtë javë, raportoi BBC.

Shkencëtarët kanë njoftuar se kanë identifikuar mekanizmin përmes të cilit ndotja e ajrit shkakton kancerin e mushkërive te jo duhanpirësit.

Hulumtimi u prezantua nga Charles Swanton nga Instituti britanik “Francis Crick” në konferencën vjetore të Shoqatës Evropiane për Onkologjinë Mjekësore në Paris, e cila ende nuk është botuar në një revistë të vlerësuar nga kolegët.

Hulumtimet kanë ilustruar rrezikun për shëndetin e shkaktuar nga grimcat e vogla të prodhuara nga djegia e lëndëve djegëse fosile.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se mutacionet e ADN-së mund të jenë të pranishme pa shkaktuar kancer dhe se shumica e substancave kancerogjene nga mjedisi nuk shkaktojnë mutacione, dhe të fundit e kanë lidhur drejtpërdrejt ndotjen e ajrit me shfaqjen e kancerit te joduhanpirësit, theksoi Swanton.

Një ekip hulumtues nga Instituti Francis Crick dhe University College London analizoi të dhënat shëndetësore të më shumë se 460 mijë njerëzve në Angli, Korenë e Jugut dhe Tajvan dhe zbuloi se ekspozimi ndaj grimcave të imëta të ndotjes, me diametër më të vogël se 2.5 mikron, çoi në një rrezik në rritje nga mutacione në gjenin EGFR, i cili lidhet me kancerin e mushkërive.

Pothuajse 250 mostra të indeve të mushkërive njerëzore, të cilat kurrë nuk ishin ekspozuar ndaj kancerogjenëve nga pirja e duhanit ose ndotja e rëndë, u analizuan dhe u zbuluan mutacione të ADN-së në gjenet që lidhen me kancerin e mushkërive.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se sulmet ajrore kundër Iranit do të vazhdojnë derisa ai të vendosë se “është mjaft”. Teherani dhe...
08:13 | 15/07/2026

OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022

Më shumë civilë u vranë në Ukrainë në qershor sesa në çdo muaj të vetëm që nga prilli i vitit 2022, thanë Kombet e Bashkuara,...
07:59 | 15/07/2026

Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit

Komanda Qendrore e SHBA-së, CENTCOM,  tha të martën vonë se ka përfunduar një raund shtesë sulmesh kundër Iranit, duke goditur “dhjetëra objektiva ushtarake” pranë Ngushticës...
07:51 | 15/07/2026