Ajri ‘vrasës’ në BE, unioni nuk përmbushi dot rekomandimet e OBSH-së
Ndotja e ajrit mbetet rreziku kryesor i shëndetit për qytetarët evropianë, pavarësisht progresit në frenimin e problemit. Është ky përfundimi i Agjencisë Evropiane për Ambientin, në një raport mbi cilësinë e ajrit për vitin 2022. Dokumenti tregon se në vitet e fundit, cilësia e ajrit në BE nuk arriti të përmbushte rekomandimet e OBSH-së.
Sipas vlerësimit, ndotja e ajrit çoi në vdekjen e parakohshme të rreth 238 mijë njerëzve. Mes toksinave që shkaktojnë këtë ndotje, dioksidi i nitrogjenit ishte i lidhur me 49 mijë vdekje dhe Ozoni me 24 mijë.
Por ndotja ka një impakt shumë më të gjerë shëndetësor, pasi shkakton sëmundje kardiovaskulare dhe respiratore. Në 2019-n për shembull, kërkimet treguan se ndotja e veçantë e materies çoi në më shumë se 175 mijë e 700 vjet jetë me aftësi të kufizuara.
Sërish, në tërësi situata po përmirësohet. Që prej 2005-s, vdekjet e parakohshme kanë rënë me 45% dhe duket se BE do të arrijë objektivin për reduktimin e vdekjeve me 55% brenda 2030-s.
Raporti vë gjithashtu në dukje impaktin e ndotjes së ajrit tek natyra, si tek ekosistemi ashtu edhe tek agrikultura.
Prani në nivele dëmtuese të Ozonit dhe nitrogjenit vazhdojnë të gjenden në ambient, ndonëse trendi është në rënie. Edhe prania e sulfurit, oksidit të nitrogjenit dhe amoniakut është gjithashtu në rënie në gjithë BE-në.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë