Akademia e Arteve Marciale mundësi e re për të rinjtë në qytetin e Bilishtit 

30 Prill 2026 | 18:24

Të rinjtë në qytetin e Bilishtit kanë tashmë një Akademi të Arteve Marciale ku mund të ushtrojnë sportet luftarake. Ky mjedis i ri sportive do të ndihmojë edhe fëmijët  të aktivizohen në aktivitete sportive. Në ceremoninë e çeljes së kësaj akademie ishin të pranishëm, përfaqësues të pushtetit vendor, trajnerë, sportistë, si dhe qytetarë.

“U dha kjo mundësi e artë qytetarëve të saj, rinisë së saj, për të praktikuar sportet marciale luftarake si Taekwondo dhe boks. I mirëpresim të gjithë, edhe fëmijët nga mosha 4 vjeç e sipër, që të ushtrohen në Akademinë e Arteve Marciale në Bilisht”, tha Dorian Potka, trajner i arteve marciale.

Mbështetja e Bashkisë Devoll ka qenë kyçe në realizimin e kësaj nisme, duke e kthyer atë në një projekt konkret në funksion të komunitetit.

“I urojmë mirëseardhjen dhe një fillim të mbarë për këtë nismë që kemi marrë ne si bashki, nëpërmjet Qendrës Kulturore të Fëmijëve, për të zhvilluar në bashkinë tonë një sport të ri që i ka munguar kësaj bashkie dhe këtyre fëmijëve, të cilët e adhurojnë sportin e Taekwondo-së”, theksoi Eduard Duro, kryetar i Bashkisë Devoll.

Përfaqësues të sportit në nivel rajonal vlerësuan bashkëpunimin mes institucioneve dhe aktorëve sportivë, duke e konsideruar atë një model për t’u ndjekur.

“Nuk hapim vetëm një derë për sportin, por për të ardhmen e të rinjve që do t’i bashkohen këtij sporti jo kaq të thjeshtë, e jo vetëm Taekwondo por disa lloje sportesh. Është një bashkëpunim që duhet të marrin shembull të gjithë drejtuesit, jo vetëm lokalë por edhe qendrorë”, u shpreh Pavlina Evro, presidente e Komitetit Olimpik Rajonal Korçë, kampione atletike.

Hapja e Akademisë së Arteve Marciale në Bilisht pritet të ndikojë pozitivisht jo vetëm në zhvillimin sportiv të të rinjve, por edhe në përfshirjen e tyre në aktivitete të shëndetshme, larg fenomeneve negative. Me këtë iniciativë, Bilishti i shtohet hartës së qyteteve që po investojnë në sport dhe në të ardhmen e brezit të ri, duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin e talenteve dhe promovimin e një stili jetese aktiv.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026