Aksi Elbasan-Qafë Thanë do të zgjerohet, ARRSH hap tenderin
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin e parë për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë.
Tenderi me fondin limit prej 25 milionë eurosh me TVSh, ose rreth 30 miliardë lekë do të zgjerojë aksin rrugor nga dalja e Elbasanit deri në fshatin Mirakë, një gjatësi rreth 5 kilometra.
Në dokumentacionin shoqërues të tenderit autoriteti thotë se çmimet janë vendosur duke u bazuar te metodologjia zyrtare e përcaktimit të tyre, si dhe tek oferta e tregut.
Gjithashtu, projekti përmban ndërhyrjen me nënkalime tokësore dhe vepra arti të tjera, në vlerën e parashikuar në preventive deri në 800 mln lekë.
Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë është pjesë e Korridorit 8 dhe nyja kryesore e lidhjes tokësore me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.
E përfunduar thuajse 2 dekada më parë, investimet e vetme në këtë aks kanë qenë për mirëmbajtje, pa ndërhyrë në gjerësinë që nuk përballon fluksin e qarkullimit që ka.
Analiza e ARRSH thotë se zgjerimi i rrugës ul aksidentet dhe bllokimet e shpeshta të këtij aksi, lehtëson qarkullimin dhe shkurton kohën e udhëtimit, si në drejtim të Maqedonisë së Veriut, ashtu edhe në drejtim të Korçës duke rritur shpejtësinë maksimale të lejuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta