Aksident gjatë lëshimit të anijes në Korenë e Veriut, Kim Jong Un: Akt kriminal
Një ceremoni zyrtare për prezantimin e një anijeje të re luftarake në flotën detare të Koresë së Veriut u kthye në një moment të sikletshëm dhe të turpshëm, pasi shkatërruesi 5,000 tonësh pësoi një aksident gjatë lëshimit në det, në qytetin portual lindor të Chongjin.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ishte i pranishëm në ngjarje dhe reagoi ashpër ndaj incidentit, të cilin e përshkroi si një “akt kriminal” dhe “aksident të rëndë” të shkaktuar nga “pakujdesia absolute dhe papërgjegjësia”.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve KCNA, anija humbi ekuilibrin gjatë lëshimit, duke pësuar dëmtime në pjesën e poshtme të trupit. Kim akuzoi komandën teknike për “mungesë përvoje dhe pakujdesi operative” dhe tha se kjo ngjarje e kishte “çuar dinjitetin dhe vetërespektin e shtetit në kolaps”.
Lideri koreano-verior urdhëroi që anija të rikthehet në gjendje funksionale përpara një mbledhjeje kyçe të Partisë së Punëtorëve që do të mbahet muajin e ardhshëm. Ai paralajmëroi se zyrtarët përgjegjës do të përballen me pasoja në mbledhjen plenare të komitetit qendror të partisë në qershor.
Incidenti vjen në një kohë kur Koreja e Veriut përpiqet të tregojë forcën e saj ushtarake përballë tensioneve të vazhdueshme në rajon.
LEXONI GJITHASHTU:
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës