Aksident i rëndë detar pranë brigjeve angleze, shpërthen në flakë anija çisternë
Një aksident i rëndë detar ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne pranë brigjeve të Yorkshire, në Britaninë e Madhe, ku një çisternë nafte dhe një anije mallrash janë përplasur, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm dhe një zjarr të madh.
Sipas autoriteteve, cisterna amerikane MV Stena Immaculate, e ankoruar pranë grykëderdhjes së Humberit në Hull, është goditur nga anija portugeze e kontejnerëve MV Solong. Përplasja ka shkaktuar një zjarr masiv që ka përfshirë të dyja anijet, ndërsa një re e madhe tymi është ngritur mbi ujë.
Dëshmitarët në zonë raportojnë për një shpërthim shumë të fuqishëm në momentin e përplasjes. Deri më tani, 32 persona janë shpëtuar, ndërkohë që nuk ka ende të dhëna të sakta mbi numrin e personave të zhdukur.
Një operacion i madh shpëtimi është duke u zhvilluar me angazhimin e Rojeve Bregdetare, të cilat kanë bërë thirrje për ndihmë nga anijet në afërsi të vendngjarjes. Helikopterë dhe njësi shpëtimi nga Skegness, Bridlington, Mablethorpe dhe Cleethorpes janë nisur me urgjencë drejt zonës, ndërsa edhe mjete lundruese civile kanë kontribuar në përpjekjet e shpëtimit.
MV Stena Immaculate, e cila transportonte një sasi të madhe karburanti për avionë, vijon të digjet, duke paraqitur një rrezik të lartë për mjedisin dhe ekipet e shpëtimit. Autoritetet po monitorojnë situatën dhe po punojnë për të izoluar zjarrin dhe për të shpëtuar çdo person të mbetur në bord.
Hetimet mbi shkaqet e përplasjes kanë nisur, ndërsa pritet që autoritetet të japin detaje të mëtejshme në orët në vijim.
LEXONI GJITHASHTU:
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës