Aksident i rëndë në aksin dytësor Lezhë-Kakarriq, humbin jetën babë e bijë
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në rrugën dytësore Lezhë-Kakarriq, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal, duke u përmbysur.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona, baba dhe vajza. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur që në orët e pasdites, por është konstatuar vetëm ne oret e vona te mbremjes te se shtunes.
Kanë qenë familjarët ata që, të shqetësuar për mungesën e kontaktit, kanë nisur kërkimet për të afërmit e tyre. Ndërkohë, gjatë një patrullimi në zonë, policia ka konstatuar automjetin e përmbysur në kanal, ku janë gjetur edhe trupat e pajetë të viktimave. Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.
“Lezhë / Informacion paraprak. Rreth orës 21:45 të datës 25.04.2026, në Komisariatin e Policisë Lezhë është paraqitur djali i shtetasit A. K., i cili ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me babain dhe me motrën e tij, të cilët ishin nisur për në punë me automjetin e tyre.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle për gjetjen e tyre. Në fshatin Gocaj, në afërsi të fabrikës së çimentos, në një rrugë dytësore, u gjet automjeti i tyre në një kanal me ujë.
Pas nxjerrjes së automjetit nga uji, rezultoi se në automjet ndodheshin pa shenja jete shtetasit A. K., 54 vjeç, dhe B. K., 20 vjeçe (babë e bijë).
Paraprakisht dyshohet se automjeti ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij nga ana e drejtueses së automjetit, shtetases B. K.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga të automjetit dhe për dokumentimin e plotë ligjor”, njofton policia.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në një reagim ka bërë me dije se viktima është Anton Keçi i cili ishte Shef i Shëndetësisë në IEVP Lezhë.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë se më datë 25.04.2026, në orët e mbrëmjes, në aksin rrugor Lezhë–Gjader, në vendin e quajtur Gocaj, si pasojë e një aksidenti tragjik ku automjeti ka dalë nga rruga, kanë humbur jetën Dr. Anton Keçi, 52 vjeç, Shef i Shëndetësisë në IEVP Lezhë, si dhe vajza e tij 20-vjeçare, studente në vitin e dytë në Fakultetin e Mjekësisë.
Dr. Keçi shërbeu me përkushtim për rreth 6 vite në sistemin penitenciar, duke lënë pas vlerësim profesional dhe njerëzor tek kolegët dhe të gjithë ata që e njohën.
Në këto momente të rënda, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe të afërmit. Jemi pranë bashkëshortes dhe djalit të tij, duke ndarë dhimbjen e madhe për këtë humbje të parakohshme dhe të pazëvendësueshme. U prehshin në paqe”, thuhet në reagim.
Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
- 18:21 Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
- 18:13 35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 18:05 Macron kundër sondazheve që nxjerrin fituese Le Pen në 2027: Mos parashikoni më të keqen për francezët
- 17:57 Hungaria nis hetimet ndaj ish-ministrit të jashtëm për lidhje të dyshuara me Rusinë
- 17:54 Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë
- 17:49 Garda Revolucionare: Kemi goditur bazën amerikane në Katar