Aksident i rëndë në Divjakë, 18-vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

30 Maj 2025 | 09:58

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor “Pushimi i Shoferit-Divjakë”, në afërsi të fshatit Këmishtaj.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, kur një automjet tip “Benz”, i drejtuar nga një 18-vjeçar me inicialet M. Xh., banues në Babunjë, ka përplasur një këmbësor në momentin që ky i fundit po kalonte rrugën pranë banesës së tij.

Për pasojë, viktima shtetasi Sh. K., 91 vjeç, banues në Këmishtaj, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra nga goditja e fortë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprimet procedurale, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 08:30, në fshatin Këmishtaj, automjeti me drejtues shtetasin M. Xh., 18 vjeç, banues në Babunjë , ka përplasur këmbësorin, shtetasin Sh. K., 91 vjeç, banues në Këmishtaj, i cili ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026