Aksident masiv në Kinë, përplasen mbi 100 makina në autostradë
Disa persona u plagosën në Kinë, në një përplasje zinxhir ku u përfshinë më shumë se 100 makina, njoftuan sot media shtetërore kineze.
Siç thuhet, shkaku i përplasjes masive që ndodhi në autostradën e qytetit kinez Suzhou, në provincën Jiangsu në lindje të vendit, është akulli.
Tre persona janë shtruar në spital për shkak të lëndimeve dhe gjashtë persona kanë marrë gërvishtje të lehta, njoftoi policia rrugore, raporton Reuters.
Transmetuesi shtetëror i Kinës CCTV tregoi pamje dramatike të përplasjes me reaksion zinxhir, me copa xhamash të thyer të shpërndarë rreth automjeteve. Qarkullimi rrugor është rikthyer dhe policia tha se po heton se si ka ndodhur aksidenti.
Pjesë të mëdha të Kinës janë goditur nga një valë moti i ftohtë me stuhi dhe shi gjatë javëve të fundit, dhe qeveria kineze ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në ato zona këtë javë për shkak të temperaturave të ulëta, njoftoi agjencia e lajmeve Xinhua.
Një paralajmërim për temperaturë të ulët dhe ngrica është ende në fuqi për disa zona qendrore dhe jugore të Kinës.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë