Aksident masiv në SHBA/ Përplasen 158 makina, të paktën 7 viktima
Të paktën 7 persona kanë vdekur dhe 25 të tjerë janë plagosur pasi 158 makina u përplasën mëngjesin e së hënës në Luziana, SHBA për shkak të dukshmërisë së kufizuar të shkaktuar nga mjegulla. Numri i viktimave mund të rritet pasi ekipet e shpëtimit janë ende duke larguar automjetet nga vendi i ngjarjes.
Meteorologët thanë se mjegulla e dendur kishte bërë që dukshmëria të ishte në më pak se 10 metra. Tymi nga zjarret në zonë, i kombinuar me mjegullën e dendur të zhvilluar në zonë herët në mëngjesin e së hënës, duke sjellë shikueshmëri jashtëzakonisht të ulët. Në disa vende dukshmëria ishte afër zeros.
Disa nga automjetet u dogjën pas përplasjes fillestare, thanë autoritetet. Një nga automjetet e përfshira ishte një kamion cisternë që mbante “lëng të rrezikshëm”, tha policia pa dhënë detaje mbi substancën. Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë makina të shkatërruara dhe të grumbulluara njëra mbi tjetrën.
Njëri nga shoferët ka treguar për mediat vendase se: “Unë kisha shtypur tashmë frenat për të ngadalësuar shpejtësinë kur një automjet tjetër më goditi.”, tha 41 vjeçari Christopher Kohl. “Gjithçka që mund të dëgjoja për 30 minuta ishte përplasja e automjeteve”, tha një shofer tjetër.
LEXONI GJITHASHTU:
Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane
Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane
- 08:47 Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
- 08:34 Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
- 08:26 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 08:19 Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen