Aksident me 4 viktima në Itali, kush është mjeku shqiptar që ndërroi jetë

28 Dhjetor 2023 | 12:09

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali të mërkurën, ku kanë ndërruar jetë 4 persona, 3 prej të cilëve punonjës të shërbimit të urgjencës.

Aksidenti rëndë ndodhi në rrugën 73 bis që lidh Urbinon me Fermignano, brenda tunelit Ca’ Gulino. Si pasojë e përplasjes së një autoambulance me një autobus ku udhëtonin 48 fëmijë, ndërruan jetë të gjithë personat në ambulancë.

Pjesë e viktimave ishte dhe mjeku me origjinë shqiptare, Sokol Hoxha, 42 vjeç. Gjithashtu ndërruan jetë dhe infermierja Cinzia Mariotti, 49 vjeç, dhe shoferi Stefano Sabbatini, 59 vjeç, si edhe pacienti i moshuar, Alberto Serfilippi.

Ndërsa, të plagosur mbetën 7 persona, mes tyre 4 fëmijë të moshave 7 deri në 13 vjeç, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me ndarjen nga jeta të mjekut Hoxha ka reaguar dhe këshilltari i qarkut për kujdesin shëndetësor Filippo Saltamartini, i cili deklaroi:

“Personeli shëndetësor që punon në ambulancë rrezikon jetën çdo ditë dhe e vë në shërbim të pacientëve. Janë heronj të heshtur dhe të ditës: sot tre prej tyre ranë duke kryer detyrën.”

Foto nga aksidenti:

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026