Për shkak të përfshirjes së zyrtarëve policorë në këtë aksident, Inspektorati Policor i Kosovës po ashtu është përfshirë në hetimin e këtij rasti.
Aksident me tre viktima dhe pesë të plagosur, Kurti apel qytetarëve: Tregoni kujdes
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në komunikacionin rrugor, pasi tre persona humbën jetën në një aksident trafiku në Skenderaj.
Sipas Policisë së Kosovës, më 26 janar në fshatin Çubrel të Skenderajt, dy vetura u përfshin në një aksident trafiku. Një nga to ishte veturë zyrtare e Policisë.
“Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara kanë humbur jetën tre persona civilë, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër prej tyre zyrtarë policorë”, u tha në njoftimin e Policisë.
Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, tha se në aksident kanë humbur jetën anëtarë të familjes Gashi nga Peja.
“Kjo është një humbje e madhe për qytetin tonë dhe një moment pikëllimi të thellë për të gjithë ne”, tha ai.
Lidhur me aksidentin me fatalitet ka reaguar edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca. Ai ka thënë se është i tronditur nga kjo ngjarje dhe u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.
“Të lënduarve të tjerë shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar në Facebook Konjufca.
Policia tha se në vendngjarje kanë dalë autoritetet kompetente për të hetuar shkakun e aksidentit, ndërkaq Kurti tha se shpejt do të ketë “një pasqyrë edhe më të plotë” për këtë rast.
LEXONI GJITHASHTU:
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë
Fëmijë shqiptarë nga rajoni i Kumanovës mund të mbesin pa shkollë fillore
Në Prishtinë shënohet përvjetori i Betejës së Kosovës
- 09:36 Kepi i Gjelbër shkruan historinë në Kupën e Botës, kualifikohet bashkë me Spanjën në fazën me eliminim direkt
- 09:06 Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së
- 08:59 Belgjika shkatërron Zelandën e Re, siguron kreun e Grupit G me “manita”
- 08:45 Krimea e pushtuar nga Rusia shpall ‘gjendje të jashtëzakonshme’ ndërsa forcat e Zelensky-t shtojnë sulmet
- 08:32 Djalli që e njeh, kush është gjermani që këshillon presidentin e Serbisë?
- 08:19 Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar