Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, dy automjete përplasen ‘kokë më kokë’
Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Librazhd.
Sipas burimeve për Euronews Albania, bëhet me dije se në aksident është përfshirë një automjet me targa të Maqedonisë së Veriut dhe një automjet me targa shqiptare, që janë përplasur me njëri-tjetrin në rrethana të paqarta.
Po ashtu bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Murrash në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan.
Drejtuesi i automjetit me targa të Maqedonisë së Veriut si edhe bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij kanë mbetur të dëmtuar me plagë të lehta. Ata janë transportuar me urgjencë për trajtim mjekësor në repartin e kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
Policia ka dokumentuar ngjarjen për të përcaktuar shkaqet që sollën aksidentin si edhe ka disiplinuar qarkullimin e dendur në këtë aks rrugor i cili u bllokua përkohësisht pas aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:
Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet